E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidhjet Balliu-Delijorgji, PS: Le të pergjigjet Topalli

Numri dy i grupit parlamentar të kësaj partie i bëri thirrje sot prokurorisë të thellojë hetimet për Gerdecin, ndersa i kerkoi me shume detaje per lidhjet Balliu-Delijorgji vetë kryeparlamentares Topalli 

TIRANE-Partia Socialiste ka reaguar sot pas fakteve të botuara sot nga Gazeta Shqiptare se botuesi i Gazetës 55, Fahri Balliu, njëherazi edhe këshilltar i kryeministrit është ortak me Mihal Delijorgjin në një firmë ndërtimi. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Erjon Brace ka kërkuar sot nëpërmjet një konference për shtyp nga selia e PS që Prokuroria të zgjerojë rrethin e akuzave në kuadër të hetimeve që ka kryer për tragjedinë e rëndë të Gërdecit. “Të thellohen hetimet për cështjen që të dalin në dritë fakte të reja”, tha sot Brace gjatë konferencës për shtyp duke shtuar se janë lënë mënjanë shumë fakte që mund të zbardhin edhe më tej tragjedinë e Gërdecit.
Para pak kohësh në sallon e parlamentit, kryetarja e Kuvendit u ka kërkuar socialistëve të pyesin se cfarë lidhjesh ka Edi Rama me Mihal Delijorgjin, i akuzuar si shkaktar i tragjedisë së Gërdecit.
Sot Brace kërkoi me ironi që për lidhjet Balliu-Delijorgji të pyetet direkt kryeparlamentarja Topalli.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›