E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ gati për regjistrimin e KZAZ-ve

Subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesëshme vendore të 15 nëntorit kanë paraqitur komisioneret pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pikërisht në ditën kur skadon dhe afati i fundit për paraqitjen e tyre, i përcaktuar në Kodin Elektoral. Në këtë mënyrë është arritur kuorumi i nevojshëm në ngritjen e 5 komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, çka do të thotë se tashmë nuk ekziston asnjë pengesë për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, të cilat do të mbahen në Komunen Otllakë, në Komunën Fierzë, atë të Bashkisë Fushë-Arrëz, Bashkisë Klos dhe në Njësinë Bashkiake nr. 10 në Tiranë. Këto komuna, bashki dhe minibashki kanë ngelur pa drejtues pas përfshirjes në garën për deputet të kryetarëve të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›