Nis projekti për kanalizimet e ujrave të zeza në kryeqytet
Tirana së shpejti do të ketë një sistem modern të kanalizimeve të ujrave të zeza. Kjo do të bëhet e mundur falë kontratës së nënshkruar mes Ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike Sokol Olldashi dhe firmës japoneze Tokjo Enginering Consultants. Kontrata ka një vlerë prej 9.9 milion eurosh, e cila në fazën e parë të saj parashikon realizimin e projektit dhe supervizmin ndërsa në fazën e dytë do të kryhet studimi i fizibilitetit. Sipas Ministrit Sokol Olldashi afati i kësaj kontrate është 12 muaj.
Olldashi ”Me përfundimin e këtij projekti, do të përmisohet ndjeshëm sistemi i kanalizimeve në qytetin e Tiranës, që sot dredhet në Lumin e Lanës.”
Ky projekt i paraprin fillimit të ndërtimit të sistemit të kanalizimit të ujrave të zeza për të gjithë Tiranën. Vlera e të gjithë projektit është 106 milion euro dhe është një financim i qeverisë japoneze.