E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, gati të miratojë ndarjen e mandateve të deputetëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë sot projektvendimin për ndarjen e mandateve të deputetëve në 12 qarqet e vendit. Një ditë pas mbërritjes së regjistrit të shtetasve pa emrat e dubluar do të mund të konkretizohet edhe kjo vendimmarrje. Sipas projektvendimit në zgjedhjet e ardhshme të 28 qershorit 2009, kryeqyteti i Shqipërisë me popullsi 992.118 shtetas do të ketë 32 deputetë. Pas tij vjen Qarku i Fierit, me numër popullsie 488.439 shtetas dhe përkatësisht 16 mandate deputetësh. Në vend të tretë për nga shpërndarja e mandateve vjen qarku i Elbasanit me 426.903 shtetas dhe 14 mandate deputetësh. Pas tij renditet Qarku i Durrësit me popullsi 404.321 shtetas dhe 13 mandate ligjvënësish. Qarku i Korçës ka në janar 2009 popullsinë prej 356.377 shtetasish dhe i takojnë 12 deputetë; Qarku i Shkodrës me 338.744 shtetas dhe 11 mandate deputetësh; Qarku i Beratit me 235.857 shtetas dhe tetë mandate deputetësh; Qarku i Lezhës me 214.249 shtetas dhe përkatësisht me shtatë deputetë; Qarku i Dibrës ka 187.239 shtetas dhe gjashtë mandate deputetësh. Në fund të listës janë Qarku i Gjirokastrës me 163.492 shtetas dhe pesë deputetë; Qarku i Kukësit ka 116.394 shtetas dhe katër deputetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›