Sondazhi për zgjedhjet, ja skeda e "Zogby International"
Në përgjigje të kërkesës së "Top Channel" për të zhvilluar një sondazh elektoral të pavarur, të besueshëm dhe me cilësi të kontrolluar, "Zobgy International" dërgoi një përgjigje pozitive. Në letër-përgjigje thuhet se "ne vlerësojmë mundësinë për të pranuar një propozim kërkimi të këtij lloji në stinën zgjedhore historike në Shqipëri. Ky është një projekt që ‘Zogby International‘ (ZI) do të jetë veçanërisht i kualifikuar për ta ndërmarrë falë eksperiencës sonë të gjerë në zhvillimin e sondazheve elektorale në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Eksperienca dhe aftësitë tona janë diskutuar në seksionet pasuese". Kjo kompani thotë gjithashtu se "ne kemi besimin se jemi kompania më e kualifikuar për sondazhet për të zhvilluar në mënyrën e duhur këtë përpjekje kërkimi për ‘Top Channel‘". "Top Channel" ka kontraktuar "Zogby International" për të zhvilluar një sondazh elektoral mbarëkombëtar të pavarur dhe të besueshëm deri në zgjedhjet e qershorit 2009 në Shqipëri. Më tej, TCH ka kërkuar nga ZI që të ndërmarrë edhe exit polls në të gjithë vendin. Objektivat e këtyre sondazheve janë a) identifikimi i votuesve të ndryshëm për nga shpërndarja demografike dhe b)t‘i paraprijë fituesve dhe humbësve. Rezultatet do të përdoren për programin special zgjedhor të "Top Channel", i pari i këtij lloji në Shqipëri që do të mbahet në 2009, që çon deri në zgjedhjet e qershorit. Ky program do të përmbajë të dhëna që do të sigurohen nga ZI dhe shumë ekspertë të ftuar në panel nga "Top Channel" për të diskutuar të dhënat dhe çështje të ndryshme zgjedhore. Nisur nga domethënia e stinës elektorale 2009, që karakterizohet nga një sistem i ri zgjedhor në Shqipëri, objektivi kryesor i "Top Channel" është që të sigurohet për një praktikë kërkimi të pavarur, që nuk do të mbartë rrezikun e lidhjeve apo ndërhyrjeve me ndonjë parti politike ose të shpjerë drejt interesave të një grupi të caktuar. TCH kërkon që kjo të jetë një përpjekje kërkimi e pavarur, e drejtë, e besueshme dhe cilësore, të cilën ZI është angazhuar që ta përmbushë. Kërkimi cilësor që ZI është e aftë të kryejë, mund t‘i ofrojë TCH mprehtësi, drejtim dhe fokus për objektivat televizive, duke bërë një ndryshim të matshëm në suksesin e kësaj iniciative. Skuadra e kërkimit të ZI-së është eksperte në eksplorimin e opinioneve, sjelljeve dhe në garantimin e analizave të mprehta dhe do t‘i japë TCH rezultate të qarta dhe vepruese. Që prej 1984, ZI ka zhvilluar vëzhgime dhe analiza gjithandej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anekënd botës, përfshirë këtu projekte kërkimi dhe vëzhgimi të shumëfishta mbi zgjedhjet. Më poshtë është një sfond i eksperiencës së ZI-së në SHBA dhe në mbarë botën si një listë të klientëve mediatikë që kanë kontraktuar ZI-në. ZI ka mbuluar çdo zgjedhje presidenciale në SHBA dhe një numër të madh të atyre për Kongresin, për bashkitë dhe këshillat e qyteteve që nga 1985. Sondazhe sinjifikante elektorale dhe politike në shkallë globale që janë kryer nga ZI janë shënuar më poshtë por këto nuk janë të gjitha, pasi ka edhe shumë të tjera: 2008 - SHBA; ZI u bashkua me "Reuters" dhe C-SPAN për të zhvilluar një studim analizues mbi garën për Shtëpinë e Bardhë. Reuters/C-SPAN/Zogby, Sondazhi i Zgjedhjeve Presidenciale 2008 gjithashtu përmbante dhe shumë monitorime përmes telefonatave të fokusuara në betejën mes shteteve gjatë javës finale të zgjedhjeve. 2008 - Kuvajt; Sondazh elektoral për votuesit potencialë në tri zona zgjedhore kuvajtiane të kontraktuara nga një klient privat. 2008 - Malajzi; Sondazh elektoral për votuesit potencialë në të gjithë vendin për një klient privat. 2006 - SHBA/Meksikë; Një projekt i përbashkët me qytetin Meksiko, që kishte për objekt të testonin impaktin e tregut të lirë, emigrimit, trafikut të drogave dhe principet e shoqërisë. 2006 Panama; "L‘Estrella", gazeta më e vjetër në këtë vend komisionoi kompaninë për të realizuar sondazhe në lidhje me zgjedhjet presidenciale. 2006 Francë; exit-poll për zgjedhjet kontraktuar nga klientë privatë. 2001-2005 Amerika Latine; në bashkëpunim me Universitetin e Majamit ndërmori një sondazh për opinionin rreth liderëve në Meksikë, Argjentinë, Brazil, Venezuelë, Kili dhe Kolumbi. 2005 - Amerika Latine; realizoi një seri sondazhesh rreth çështjeve kryesore në Brazil, Meksikë, Nikaragua, Kolumbi dhe Venezuelë. 2005 -Republika Dominikane; sondazhe për zgjedhjet presidenciale, komisionuar nga një klient privat. 2005 - Libani; sondazhe për kompani të ndryshme në këtë vend. 2004/05 sondazh për zgjedhjet në Irak. 2004- Panama; sondazhe për zgjedhjet presidenciale. 2004 - Republika Dominikane; sondazhe për llogari të një enti privat. 2002 - Egjipt; kontraktuar nga një kompani private për të sonduar mbi çështjet kryesore publike. 2001/02 institucion arabo-amerikan; dy testime për të kuptuar pikëpamjet e arabo-amerikanëve për përkatësinë e tyre etnike pas 11 shtatorit. 2001 - Afrikë; sondazhe për kualitetin e jetës, klimën e biznesit, tërheqjen e investimeve të huaja dhe luftën ndaj HIV/AIDS. 2001 - Argjentinë; exit poll për zgjedhjet në Senatin e Argjentinës. 2001 - pesë sondazhe për nivelin e jetesës në Republikën Dominikane. 2001- kontraktuar për një sondazh në lidhje me familjaritetin e shtetasve amerikanë, anglezë, gjermanë, francezë dhe japonezë me ekonominë dhe kulturën e Koresë. 2001- kontraktuar për të testuar pikëpamjet e myslimanëve që jetojnë në Amerikë në lidhje me 11 shtatorin dhe impaktin e tij. 1999 - sondazh me elektoratin e Puerto Rikos në lidhje me statusin e këtij vendi dhe mbështetjen për referendumin. 1999 - kontraktuar nga Kombet e Bashkuara për të realizuar një exit poll në 13 vende lidhur me qëndrimin ndaj Kombeve të Bashkuara. 1999 në Kanada, sondazh për nivelin e qeverisjes, kujdesin shëndetësor, ekonominë etj. 1998 - testim në elektorat për zgjedhjet federale dhe nivelin e mbështetjes. 1997 - kontraktuar nga gazeta më e madhe e Kuvajtit "Al Qabas" për të testuar opinionin publik në lidhje me marrëdhënien mes Irakut dhe Shteteve të Bashkuara. 1991 - "USA Today" kontraktoi për sondazh kombëtar në lidhje me arabo-amerikanët. Shumë media të tjera kanë kontraktuar ZI për sondazhe, mes tyre: Agjencia Franceze; Al Jazeerah; Gazeta demokrate e Arkansasit; Associated TV; Barrington Broadcasting; Buffalo Neës; Bulletin Neës Netëork (Ëhite House Bulletin & Frontrunner); Forbes Magazine; Fox Neës; Herrera Communications; Houston Chronicle; Knight Ridder; Miami Herald; NBC Neës; Neë York Post; Portland Press Herald; Reuters Neës Agency; Rochester Democrat and Chronicle; Rush Limbaugh; St. Louis Post Dispatch; The Binghamton Press and Sun Bulletin; The Observer Dispatch; The Plain Dealer; The Rochester Democrat and Chronicle; The Toledo Blade; United Press International; USA Today; Ëall Street Journal dhe Ëashington Times.
Partitë reagojnë ndaj sondazhit
PS: Berisha dhe Meta do humbin. PSD: Tendenca është e saktë
Partitë politike në Shqipëri reaguan në mënyra të ndryshme sa i takon sondazhit të publikuar nga "Zogby Internacional". Kreu i PS-së së kryeqytetit, Besnik Baraj, tha se teksa edhe buxheti i Bashkisë Ura Vajgurore kaloi me mbështetjen e Partisë Socialiste për kryebashkiakun e LSI, buxheti i Tiranës mbahet peng i koalicionit kundër kryeqytetit që Partia Demokratike e LSI kanë krijuar. "Teksa ne i qëndrojmë kontratës së 18 shkurtit 2007, Ilir Meta është bërë njësh me Sali Berishën për të bërë në qershor të vitit 2009 atë që bëri në korrik të vitit 2005. Ne ndërtojmë të ardhmen me qytetarët ata pengojnë të ardhmen duke e marrë peng qytetarët. Ja pse do dalin të dy bashkë të humbur në 28 qershor", u shpreh Baraj. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se Shqipëria sot po zien, po bëhet gati për një ndryshim shumë të madh për t‘u ndarë me politikën e vjetër të dy lidershipeve të vjetër dhe të konsumuar tmerrësisht nga pushteti dhe korrupsioni. "Unë mund t‘ju them juve, se as sondazhi i Gani Bobit dhe as sondazhi i Gani Zgobit nuk e ndalojnë dot dhe nuk e pengojnë dot këtë ndryshim të jashtëzakonshëm që po ndodh në Shqipëri çdo ditë", theksoi Meta. Po të shikoni, tha ai, edhe sondazhi i Gani Bobit, edhe sondazhi i Gani Zgobit, kanë vetëm një element të përbashkët, - sepse diferencën për PD e kanë 20 për qind, - kanë gjoja rezultatin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. "Është një pakt kundër ndryshimit të kësaj statusquo-je të vjetër, që jo vetëm po i rrjep shqiptarët, që jo vetëm po i varfëron ata çdo ditë, por që kujton se me Fazlliç - sondazhet do të mundet edhe t‘i dekurajojë për ndryshimin për të cilin shqiptarët nuk mund të ndalen dhe për të cilin Lëvizja Socialiste për Integrim dhe të gjithë ato faktorë të përgjegjshëm dhe atdhetarë, politikë-socialë dhe të shoqërisë civile, janë të vendosur që ta udhëheqin në 28 qershor", nënvizoi kreu i LSI-së. Meta vlerësoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është sot 25-27 për qind. "Është sot në këto shifra, kur para një viti ka qenë 11-12 për qind. Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë forcë e parë në 28 Qershor së bashku me koalicionin e saj dhe tmerri, edhe i kryetarit të PD, edhe i kryetarit të PS, është se sot në elektorat ka vetëm dy tendenca: nga PD-ja të vijnë te LSI dhe nga PS të vijnë te LSI. Dhe pakti i këtyre sondazheve është vetëm kjo", insistoi Meta. Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PSD, Diana Çuli, vlerësoi se tendenca e shprehur nga sondazhet është ajo e paralajmëruar prej PSD, e që ndien shumica e opinionit publik. "PD dhe shumica qeverisëse është drejt shkërmoqjes dhe humbjes totale, si rezultat i skandaleve korruptive; krimit shtetëror; krizës ekonomike; mungesës së reformave; situatës së rënduar sociale dhe mashtrimit për të gjitha premtimet e bujshme", konstatoi Çuli. Grupimi i majtë, ku bën pjesë dhe PSD, vijoi ajo, është në rritje; ai rezulton absolutisht forcë e parë, fitues i zgjedhjeve, me mbi 70 vende në qershor 2009. "LSI është forcë në rënie për shkak të pazareve politike dhe veprimeve kundër interesave të së majtës, siç është loja me buxhetet lokale", theksoi Çuli. Lëvizja G99 vlerësoi sondazhin e kryer nga "Zogby International", si dhe profesionalizmin e kësaj kompanie.