E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ hap 458 vende të reja pune për zgjedhjet, ja pozicionet ku mund të aplikohet

 

BLEDAR HOTI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap fronte pune për 458 punonjës me kontrata të përkohshme pune, deri në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Në mbledhjen e sotme, shtatë anëtarët e KQZ-së do të marrin vendim për shtimin e numrit të punonjësve për të përballuar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kontrata e punës së përkohshme varion nga 15 ditë deri në 6 muaj gjithsej, për kategoritë e ndryshme të punonjësve. Të gjitha drejtoritë që janë në varësi të KQZ-së kanë kërkuar shtim të numrit të personelit, për të përballuar fluksin e madh të punës deri më datën 28 qershor. Shtatë anëtarët e KQZ-së do të ketë si mbështetës një ndihmës ligjor, për një kontratë punësimi për një periudhë kohore 5 mujore. Në relacionin e KQZ-së theksohet se “struktura e pagave është bazuar në Vendimin e KM-së nr.1231, “Për pagat e punonjësve mbështetës në institucionet buxhetore dhe të nëpunësve në disa institucione buxhetore”. Relacioni thekson se vendet e punës për pozicionin e punës ‘Ndihmës ligjor” për anëtarët e KQZ-së, është bazuar në Vendimin e KM-së nr. 1003, “Për disa ndryshime në vendimin nr. 475, të KM-së, “Për miratimin e strukturat dhe nivelet e pagave të nëpunësve civil zëvendësministrit dhe nëpunësve të Kabineteve në Kryeministri, Aparatit të ministrive të Linjës, Administratës së Presidentit, Kuvendit dhe KQZ’”. Në Drejtorinë e Logjistikës, do të ketë gjithsej 218 persona, ku 132 prej tyre do të punësohen për 15 ditë. Pjesa tjetër e punonjësve do të punësohen me një afat nga pesë deri në gjashtë muaj. Pas kësaj, numrin më të madh të punonjësve do ta ketë Drejtoria e Teknologjisë dhe e Informacionit me mbi 150 punonjës. Për të gjitha kategoritë e tjera, mësohet se paga që do të përfitojnë është ajo e statusit b) kategoria e shtatë, duke përfituar në rrogë maksimale deri në 25 mijë lekë. Kjo “armatë” e re punonjësish parashikohet të punojë me orare të gjata, madje një pjesë e tyre do të punojë me turne. Këtu përfshihen edhe pastrueset, elektricistët, punonjësit me pirun shkarkues, magazinierë, postierë, monistë.
Kriteret e punësimit
Të gjitha drejtoritë kanë përcaktuar kriteret e punësimit, sipas një përcaktimi profesional dhe të eksperiencës së punës për kategoritë e ndryshme. Në Drejtorinë e Financës kërkohen dy ekonomistë, të cilët do të merren me pagesat e anëtarëve të KZAZ-ve, KQV-ve dhe të GNV-ve. Kandidatët sipas relacionit, duhet të jenë “profesion ekonomist, financier; Të ketë përgatitje të mirë në fushën financiare dhe të ketë eksperiencë pune”. Kriteret e tjera për detyra të tjera të specifikuara lidhen dhe me nivelin e arsimit, shkollimi në shkollën e lartë universitare, jurist apo financiar si pozicionet e specialistit të prokurimeve, financierë dhe në disa pozicione të tjera. Të gjitha kërkesat do të paraqiten pranë KQZ-së, të cilat do të shqyrtohen nga ana e drejtorisë përkatëse. Këto drejtori do të realizojnë përzgjedhjen e punonjësve mbi bazën e eksperiencës që kanë ndër vite. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta shqyrtojë këtë si një akt të tillë, duke vendosur dhe mbi numrin e nevojshëm të punonjësve të cilët do të punojnë në kohë të pjesshme. Shtatë anëtarët e KQZ-së do të vendosin për ndryshim ose jo të numrit të paraqitur prej 458 punonjësish.

vendet e punes

Ndihmës Ligjor, sekretar për Anëtarët e KQZ-së        7             5 muaj
Specialist për marrëdhëniet e punës            1        3 muaj
Specialist jurist për prokurimet                2        4 muaj
Specialist Arkivi                        2        4 muaj
Specialist Protokolli                    6        4 muaj
Specialist për Sekretarinë Teknike                12        4 muaj   
Specialist Shërbimesh                    7        5 muaj   
Specialist Teknik Salle                    2        4 muaj   
Redaktor                        2        4 muaj    
Operator në protokoll                    4        8 muaj   
Punëtor shumëfishimi                    2        3 muaj    
Punëtor magazine                    5        4 muaj    
Fonist                             2        4 muaj   
Elektricist                        2        4 muaj   
Postier                            3        4 muaj   
Shofer drejtues me mjetin vetëshkarkues-pirun        1        3 muaj    
Punonjës sanitar                        4        4 muaj     
Specialist Jurist                         4        4 muaj   
Specialist Jurist                         3        6 muaj   
Specialist IT                        3        5 muaj   
Specialist për kontrollin
e të dhënave elektronike                    2        2 muaj   
Specialist ndihmës teknik për VNV-të            100        20 ditë   
Specialist pwr faqosje                     3        2 muaj   
Specialist per hartat                           2        4 muaj   
Operator për qendrën e informimit            6        3 muaj   
Operator për hedhjen e të dhënave            6        1 muaj     
Operator për kontrollin e tabelave
të rezultateve                         3        15 ditë     
Operator për hedhjen e të dhënave            15        1 muaj   
Operatore për hartat                    10        4 muaj   
Specialist Inspektor                     4        5 muaj   
Specialist Trajnimesh                    3        5 muaj   
Operator                        1        5 muaj   
Specialist                        1        5 muaj   
Specialist përkthyes                    2        5 muaj    
Specialist Finance                    2        4 muaj   
Specialist                         2        6 muaj   
Specialist                         14        5 muaj   
Punëtor                             70        5 muaj   
Punëtor në dispozicion                    132        15 ditë   
Specialist marr. Publikun                    2        5 muaj   
Specialist  grafist                        1        5 muaj   
Specialist zyra e shtypit                    1        5 muaj   
Specialist zyra e shtypit                     1        2 muaj   
   
    Gjithsej                        458   

Shtyhet vendimi për kutitë e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mori vendim në mbledhjen e djeshme për të miratuar modelin e kutive të votimit, si dhe për mënyrën e vulave sigurese që do të përdoren në të ardhmen. Shkak për këtë shtyrje është bërë përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, i cili kërkoi kohë për të shqyrtuar projektvendimin e paraqitur nga ana e KQZ-së. Në këtë rast parashikohet blerja e kodeve të reja me elementë të tjera sigurie në sasinë 90 mijë copë. Ndërsa mësohet se kutitë e votimit do të jenë të njëjta si ato që u përdorën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 dhe ato vendore të vitit 2007. Vulat e sigurisë pritet të prodhohen nga një firmë kanadeze, ato janë prej çeliku. Në këto zgjedhje do të ketë vetëm një kuti votimi.

Zyrat Rajonale me 24 punonjës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të ndërmarrë vendimin për ngritjen e 12 zyrave rajonale të KZAZ-ve, me 12 inspektorë. Ndërsa mësohet se do të ketë edhe 12 ndihmës inspektorë. Të 24 punonjësit do të përzgjidhen me anën e një testimi që do të realizohet nga ana e KQZ-së. Kriteret e përcaktuara nga ana e KQZ-së për këto poste janë “të mos jenë kandidat në listën shumëemërore të partive politike apo i zgjedhur në organet e qeverisjes vendore; të mos jenë ushtarakë, punonjës të policisë së shtetit dhe Shërbimin Informativ Shtetëror; të jenë me vendbanim në qytetin qendër Qarku”. Punonjësit e zyrave rajonale janë përfaqësuesit zyrtar të KQZ-së në 12 qarqet që ka vendi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›