Blerja e votës me kafshatën e bukës
Nasip Naço
Eshtë e vështirë për ata që jetojnë në Tiranë, apo në qytete të tjera (të rralla) të ngjashme, të përfytyrojnë ditë-natën e një qyteti gati në agoni. Të jetojnë me shpresën e përditshme të njerëzve se “nesër Zoti ka më shumë” dhe e nesërmja të jetë njësoj si e sotmja, ndërsa e sotmja më e keqe se e djeshmja. Por më e frikshme bëhet pamja teksa i kalon kufijtë e qytetit dhe zbret nëpër fshatra. Atje ku mjerimi është ulur këmbëkryq dhe njerëzit shohin se ka jetë të ndryshme nga e tyrja, vetëm nëpërmjet ndonjë televizioni, apo ndonjë gazete që rrallë mbërrin deri aty.
Puna më ka lidhur të lëviz në shumë qytete e fshatra. Gjendja është e njëjtë. Kudo krizë, kudo varfëri, kudo dëshpërim e vuajtje. Dhe këto nuk zbuten aspak as nga fjalimet e as nga premtimet. Por nuk zbuten as nga “lëmosha” e ndihmës ekonomike, që gjithsesi shumë banorë për shkak të pamundësisë për të punuar, për shkak të gjendjes jashtëzakonisht të vështirë ku ndodhen, detyrohen ta pranojnë, qoftë edhe duke ulur sytë e duke shtrënguar dhëmbët.
Isha i sigurt se në rrethin tim, Beratin, pas shumë kontakteve dhe ankesave që kisha dëgjuar, isha i sigurt se numri i familjeve që merrnin ndihmë ekonomike do të ishte i lartë. Pas interesimit tim mësova se në qarkun e Beratit, përfitonin ndihmë rreth 10 mijë familje, por se kjo ndihmë nuk jepej edhe aq ndershmërisht. Duke rimarrë kontaktet me njerëzit nisa t’i sqaroj se nga ligji nuk përfitojnë ndihmë ekonomike shtetasit shqiptarë që banojnë jashtë vendit, emigrantët e rikthyer si dhe personat të aksidentuar në fatkeqësi natyrore apo luftëra, por ndihma i jepet familjeve që kanë të ardhura të pamjaftueshme, ose që nuk kanë të ardhura materiale jetese nga veprimtaria ekonomike, mbrojtja shoqërore, apo çdo lloj mbrojtjeje tjetër që përfshin kapitale, anëtarë të familjes jashtë shtetit. Dhe sigurisht që kjo ndihmë ekonomike shpërndahet në formën e “bllok ndihmës”, pra tërësisht në para, duke u përcaktuar paraprakisht nga këshilli i bashkisë apo komunës. Natyrisht u fola njerëzve, bashkëpatriotëve të mi, edhe për kushtet dhe dokumentet që duhen plotësuar për të përfituar këtë ndihmë, pasi në situatën ku ndodhej vendi ka shumë që pretendojnë ndihmën ekonomike. Ata me të ardhura të pamjaftueshme marrin ndihmë të pjesshme, ndërsa kuotë të plotë marrin ato familje të cilave u mungojnë krejtësisht të ardhurat. Sigurisht që u shpjegova edhe dokumentacionin që duhet të plotësonin dhe që nuk ishte i paktë, që nga certifikata familjare në qytet apo në fshat (të gjitha bëhen me pagesë), e deri tek tapia e tokës e firmosur dhe vulosur nga përgjegjësi i kadastrës. Dhe këto duheshin paraqitur çdo muaj (se ndoshta bënte vaki dhe u binte ndonjë trashëgimi). Si djalë i rritur me ligjet e shtetit dhe në shërbim e në zbatim të tyre, mendova se me sqarimet e mësipërme mund të kisha arritur diçka për të shpërndarë paqartësitë. Por gjithçka ma përmbysi një burrë i moshuar, i cili duke më shkelur syrin më hoqi mënjanë e më pëshpëriti në vesh: “Ore bir, ti mirë na i sqarove ato që thotë ligji, por nuk na the fare se ç’thotë Maliqi. Prandaj thuaj ndonjë fjalë atij mikut tënd ‘Myftar Dangëllisë’ që punon në atë komunën e madhe të Skraparit si administrator shtetëror, ta mbyllë njërin sy edhe për ne siç ka bërë për të tjerët që punojnë në shtet, apo janë edhe emigrantë. Nuk janë pak 20-30 mijë lekë për ne fukarenjtë. Ku pyet shteti për aq”. Mbeta paksa i habitur nga kjo kërkesë, megjithëse për hir të moshës, e sqarova me durim se kjo që po më shprehte në konfidencë nuk mund të ishte e vërtetë, ose mund të ishte një rast i shkëputur, pasi veprime të tilla përbëjnë vepër penale dhe dënohesh me burg. Sepse isha i bindur që praktikat verifikohen në vazhdimësi nga auditi i brendshëm, Kontrolli i Lartë i Shtetit, krimi ekonomik, Prokuroria dhe institucione të tjera të specializuara. Por plaku mosbesues vijonte të më shkelte syrin dhe as që pyeste për arsyetimet e mia shtetërore e ligjore. “Mirë, mirë, dakord jam me këto që më thua, po që të kalojmë tek halli im. Si t’ia bëjmë t’i fusim ca pare në xhep ‘Myftar Dangëllisë’ se e di unë që mbyllet kjo punë menjëherë. Në një lum të madh, nuk i shikon njeri përrenjtë që derdhen, kështu që nuk prish punë as ky përroi im i vogël. Pastaj thuaji edhe që i jap votën partisë së tij, siç ia ka premtuar nipi që është refugjat dhe familja pa një pa dy merr lekët kokërr më kokërr”, më thotë me një frymë. Nuk ishin fjalë të një hokatari që e mbajnë në fshat për të qeshur njerëzia. Ishte një burrë i vjetër që gjithë jetën vetëm kishte punuar dhe që Skrapari e njihte mirë. Pikërisht për këtë edhe u vura në mendime dhe nisa prej atij momenti të merrja kontakte dhe informacione nga shumë persona të tjerë, të cilët më thoshin me emra e mbiemra qindra rastet kur kryetarët e bashkive, komunave dhe administratorët shoqërorë në qarkun e Beratit, i japin ndihmat ekonomike duke i këmbyer me premtimin e votës në 28 qershor. Ishte e dhimbshme kjo që ndodhte, pasi në atë skamje të gjithanshme ku i kishte lënë pikërisht politika e këtyre “pazarxhinjve”, njerëzit detyroheshin të shisnin edhe të fundmen gjë që u kishte mbetur, votën. Madje, paratë i merrnin paradhënie.
Nuk mund të rrija indiferent, por së bashku me një grup avokatësh me përvojë të gjatë në fushën penale, kemi grumbulluar dhe po vazhdojmë të grumbullojmë të dhënat e nevojshme për personat që punojnë tek auditi i brendshëm, për administratorët shoqërorë, për kryetarët e bashkive dhe komunave me mendimin e pakthyeshëm që këta të përgjigjen përpara ligjit për abuzimet e turpshme që bëjnë. Sepse për mua nuk është turp që i jep dikujt ndihmë të plotë ekonomike kur e meriton të pjesshme, por turp është kur këtë ndihmë e këmben me premtimin e votës. Po pas 28 qershorit kush do t’i ndihmojë këto familje? Kush do t’ua japë kafshatën. Dhe për më shumë, kush do t’ua mësojë të drejtën që kanë për të votuar të lirë, si qytetarë europianë, pa pasur në sy frikën e fëmijëve të uritur.