PD – si e keqja më e vogël
Gilman Bakalli
Në fakt e prisja prej kohësh. Përfshirjen në skenë të emrit të tim eti. Ndodhi dje, përmes një letre, që një bashkëvuajtës i babait tim të ndjerë, z. Reshat Kripa, ma drejtonte, duke më paraqitur si tradhtar të kauzës, për të cilën ai dhe babai im kishin vuajtur burgjeve të diktaturës. Argumenti kryesor i z.Kripa kufizohej tek fakti që unë kisha zgjedhur të bashkëpunoj me z.Ngjela, si pinjoll i regjimit komunist, në krijimin e partisë “Ligj dhe Drejtësi”. Duke u habitur fort që këtë letër z.Kripa ma dërgonte mua dhe jo, fjala vjen, z.Berisha, ish-sekretarit të asaj partie, ideologjia e së cilës e ka kalbur atë dhe tim atë në burg, z. Berisha, i cili ka zgjedhur si bashkëpunëtorë të tij më të ngushtë bijtë e atyre etërve, të cilët kanë pasur funksione kyç në partinë-shtet, e cila ia ka rrënuar rininë z.Kripa dhe tim eti, më duhet ta sqaroj pak z.Kripa dhe të gjithë bashkëvuajtësit e tim eti që kanë ngelur gjallë, në lidhje me keqkuptimin më të madh politik të këtyre 18 viteve pluralizëm politik: idenë se Partia Demokratike është mbrojtësja dhe mbartësja e kauzës së ish-të përndjekurve politikë të regjimit enverian.
Dihet se ne shqiptarët, për shkak të mungesës së një shteti shqiptar të lirë e të pavarur, nuk patëm asnjëherë një traditë demokratike të institucionalizuar. Më 1991 “demokraci” ishte fjalë e çuditshme, e pakuptueshme, por gjithsesi një fjalë magjike që zgjonte shpresë. Sigurisht, nuk e dinim mirë se ç’ishte, por e dinim se nuk ishte komunizëm e kjo na mjaftonte. Demokracia ishte një term relativisht i ri dhe përmbante shpresa për të ardhmen. Por, pikërisht pse ishte term i ri, ne nuk kishim mundësi ta krahasonim me diçka tjetër. Mund të thuhet se asokohe, çdo ide, çdo ideologji, çdo parti që nuk kishte të bënte me komunizmin, quhej diçka e mirë. Kësisoj, ajo shtresë e shoqërisë shqiptare që kishte vuajtur më së shumti nga zgjedha komuniste, e njësoi konceptin ”Demokraci” me konceptin “Parti Demokratike”. Në fakt, siç u pa në vazhdim, kishim të bënim jo me demokraci të tipit perëndimor, por thjesht me demokraci shqiptare, që nuk ishte tjetër veçse një zgjatim i moderuar i komunizmit. Na u tha se kjo ishte demokracia dhe e pranuam pa bërë zë, sepse nuk dinim me çfarë ta krahasonim. E vërteta u pa më vonë, kur na u hapën sytë dhe patëm mundësi të bënin krahasim mes demokracisë sonë dhe asaj perëndimore.
Problemi është se ende sot, në mungesë të një alternative më të mirë, shtresa e vuajtur dhe e persekutuar nga regjimi komunist vazhdon ta përkrahë Partinë Demokratike. Vazhdojnë ta mbështesin, por me një logjikë të dëshpëruar: PD nuk është alternativë e mirë, por është alternativa më e mirë. Vazhdon ta përkrahë si e keqja më e vogël. Më shumë se kudo tjetër në Shqipëri, kjo logjikë funksionon në Shkodër. Është e sigurt se pjesa më e madhe e votuesve të PD-së nuk e duan këtë parti, por e pranojnë thjesht si vazhduesen më pak besnike të idealeve të komunizmit. Pra, shkodranët mendojnë se të gjitha partitë janë pjellë e komunizmit, por PD-ja është pjella më e pranueshme, e vetmja që mund të pranohet, ose të durohet më mirë. Sigurisht, nuk ia vlen të flitet për alternativat e majta, sepse ato nuk kanë ende lidhje me Shkodrën. Por nga ana tjetër, duhet folur për rëndësinë që ka prirja e shkodranëve për të mos i pranuar partitë e majta, prirje e cila i orienton në mënyrë të detyruar drejt përkrahjes së Partisë Demokratike. Për më tepër, është pikërisht prania e këtyre alternativave të majta ajo që nxit simpatinë e dëshpëruar të shkodranëve ndaj PD-së. Alergjia që qytetarët e Shkodrës kanë ndaj komunizmit, e për rrjedhojë ndaj çdo partie të majtë, ka rezultuar gjithnjë si pikë në favor të PD-së.
Kjo fobi e shkodranëve ndaj alternativave të majta ka arsyet e veta madhore e të pakundërshtueshme, të cilat lidhen me krimet e rënda që ka kryer komunizmi në atë qytet, me diskriminimin, me burgosjet, me pushkatimet e me shkatërrimin e vlerave të një tradite të tërë. Por kaq e madhe është kjo fobi, sa në disa raste kalohet edhe në keqkuptime të tipit: nëse nuk je simpatizant i PD-së, nëse “tradhton” PD-në, nëse bëhesh pjesë e një alternative politike që nuk quhet PD, atëherë je komunist. Pra, ose me PD-në, ose je komunist. Pikërisht këtë “qark të shkurtër” bën edhe z. Kripa në kritikën e tij ndaj meje. Kjo fobi bën që ai, midis z. Ngjela, i cili ka vuajtur mbi kurrizin e vet diktaturën komuniste, dhe z. Berisha, i cili ka bërë gjithçka për të mbajtur në pushtet pinjollët e atij sistemi, të konsiderojë këtë të fundit, pra kryeministrin aktual, si antikomunist dhe mbrojtës të kauzës së ish-të përndjekurve politikë. Kjo është absurde!
Z. Kripa dhe bashkëvuajtësve të babait tim dua t’u them se paraqitja e Partisë Demokratike si parti antikomuniste, si parti e vlerave demokratike perëndimore është keqkuptimi më i madh politik i këtij tranzicioni. Jam i bindur se edhe im atë, para se të prehej në paqe, ishte bërë i vetëdijshëm për këtë keqkuptim të madh politik.
Bashkëqytetarëve të mi të nderuar i siguroj se ekzistojnë alternativa të tjera politike që nuk kanë të bëjnë fare me komunizmin, që nuk trashëgojnë asnjë kompleks faji që lidhet me diktaturën, e që kanë tagrin të thonë se PD, në fakt, është saktësisht një parti komuniste. Ajo që dua t’u them, më në fund, qytetarëve të mi shkodranë, është se PD dhe PS janë të dyja pjellë e një sistemi të vjetër, të kalbur, që nuk kthehet më. Janë të reja vetëm sa u takon termave moderne që përdorin, sa i takon moshës që kanë, por janë të vjetra sepse janë pjella të një ideologjie kutërbuese dhe kriminale, janë të vjetra sepse mbahen në këmbë nga bindja e verbër dhe psikologjia e rreshtit, janë të vjetra sepse trashëgojnë mendësinë e diktaturës e pse jo, edhe të këqijat që ajo i ka bërë këtij vendi.