Standard & Poor's: Shqiperia, me kapacitete te duhura financiare Eglantina Nasi
Shqiperia, aktualisht, i gezon kapacitetet per te permbushur angazhimet e saj financiare. Ky fakt pozitiv per ekonomine tone mberrin nga raporti me i fundit i agjencise nderkombetare te vleresimit "Standard & Poor's", i cili ka marre ne konsiderate vleresimin e kontekstit te sherbimeve ndaj borxhit sovran per 127 qeveri ne mbare boten. E listuar mes tyre, Shqiperia eshte vleresuar prej te lartpermendures "S & P" me treguesin "B+/Qendrueshmeri/B", qe konsiderohet si pozitiv, ne teresi, per ekonomine e nje vendi. Nderkaq, Shqiperia le pas ne kete listim, disa vende te rajonit si Bosnja, Greqia apo Mali i Zi, te cilat kane ne mes te vleresimit te tyre fjalen "Negative" dhe jo "Qendrueshmeri". Keshtu, ato cilesohen te kene me pak mundesi qasjeje ndaj nje shkembimi te nevojshem per sherbimin e borxhit, sesa ka aktualisht vendi yne. Nderkaq, per shumicen e vendeve, analiza e "Standard & Poor's" arrin ne perfundimin se ekziston rreziku i parazgjedhjes se valutes se huaj per te shlyer detyrimet. Duke bere qe vlera e transaksioneve te jete me e larte se ne monedhat vendase. Kurse Shqiperia, ne kete kuader shkembimesh te tregut valutor, vleresohet me nje stabilitet te dukshem, cka i siguron asaj edhe nje qasje me pozitive lidhur me parametrat e tjere makro-ekonomike te vendit. Kjo eshte hera e dyte brenda nje muaji, qe Shqiperia vleresohet pozitivisht, me nje gjendje financiare te qendrueshme per te perballuar sfidat ekonomike. Edhe ne raportin e publikuar ne daten 5 dhjetor te ketij muaji, Shqiperia eshte vleresuar me nota pozitive per ecurine e saj ekonomike. Nderkaq, jane disa vende te Eurozones, si Italia apo Greqia, te cilat figurojne serish me probleme ne raportet e vleresimit te agjencise nderkombetare te vleresimit "Standard & Poor's", pikerisht per faktin se kane veshtiresi ne sherbimet ndaj borxhit me monedhen qe u ka percaktuar bashkimi monetar, ku ata bejne pjese, Eurozona. Ne kete menyre, "S & P" gjen veshtiresi ne qasjen e tyre per shlyerjen e tij. Pak kohe me pare, kjo agjenci vleresimi e kreditit paralajmeroi se ne rast te materializimit te zhvleresimit te Eurozones, veprimi i saj do te zgjerohet per te gjithe Bashkimin Europian dhe sistemin bankar te ketij rajoni. Madje, ajo deklaroi se mund te zhvleresoje edhe banka te medha te rajonit, si BNP Paribas dhe Deutsche Bank.