Lajm i keq nga Qeveria Nga Edi Rama
Ne parlament u rrezua plani yne per heqjen e takses se ushqimeve baze e te ilaceve. Nje lajm i keq ne fundviti per te gjitha familjet e zakonshme te ketij vendi. Te cilat do te vazhdojne te fitojne ende me pak dhe te paguajne edhe me shume. Do te vazhdojne te perballen me rritje cmimesh per produktet jetike dhe per ilacet. Do te vazhdojne t'i paguajne qeverise 20 perqind takse per cdo buke, gote qumesht, kokerr veze apo aspirine. Do te vazhdojne te paguajne 20 perqind takse per drita e korent, pavaresisht sa i paguan qeveria ata ose edhe nese nuk i paguan askush ngase jane te papune.
Ky rrezim i paralajmeruar i planit tone te arsyeshem ne fakt rinenvizon dallimin e qarte mes rruges se programit tone dhe qeverisjes pa rrugedalje per njerezit e zakonshem. Ne duam me shume drejtesi duke e ndare me drejt barren e taksave. Ata duan te vazhdojne te sundojne permes padrejtesise duke taksuar njesoj si veten si shqiptaret e papune. Si infermieret si Doktorin kryeminister. Si mesuesit e policet si pasaniket e ketij vendi. Per ta s'ekzistojne shqiptaret qe mezi mbushin barkun me buke ngaqe ushqimi kushton shume dhe taksohet rende. S'ekzistojne femijet qe s'pijne dot qumesht ngaqe qumeshti kushton shtrenjte dhe taksohet njesoj si per prinderit e varfer si per ata qe mund edhe te lahen me qumesht. S'ekzistojne te moshuarit qe s'blejne dot ilacet jetike ngaqe ilacet taksohen njesoj si per pensionistet e panumert te cilet pas dites se shtatembedhjete te muajit do vdisnin urie pa ndihmen e te afermve, si per nje pakice te semuresh qe s'e kane problem cmimin e ilaceve te nevojshme.
Per ta s'ekziston as vete kriza drastike qe po e vyshk Shqiperine ekonomikisht e shoqerisht ne rrugen e varferise, papunesise, padrejtesise se kthyer ne sistem. Jam i bindur se per ta s'ekziston as kjo tabele qe buron prej censusit te fundit, e cila tregon se nga nje llogari e thjeshte mes familjeve banuese ne Shqiperi dhe atyre qe jetojne me ndihme ekonomike, rezulton nje rritje drastike e numrit te familjeve shqiptare qe mbajne frymen gjalle me lemoshen e shtetit. Jane shifra qe ne Kukes, Diber, Shkoder apo Lezhe, aty ku njerezia bombardohet me propaganden banale antiopozitare te Saliut, tregojne nje realitet tmerrues te krahasueshem vetem me vende te botes se trete per nga fuqia ekonomike e familjeve te zakonshme. Shihni tabelen:
Familje me ndihme ekonomikeFamiljeRaportiKukes122441707971.7%Diber148672962450.2%Shkoder157235514528.5%Lezhe76633279423.4%Elbasan139987408318.9%Korce107196055817.7%Berat51873842713.5%Gjirokaster25742212411.6%Tirane114282042795.6%Fier4279835475.1%Vlore1919546123.5%Durres1442679842.1%TOTALI10204374025614 % Por jane shifra qe po ashtu tregojne se cfare humnere e ndan panoramen e propagandes qeveritare te sukseseve ekonomike me realitetin e familjeve te zakonshme ne qarqe si Elbasani, Korca, Berati apo Gjirokastra. Me ane tjeter, nje tabele reale e munguar e papunesise qe fshihet nga qeveria teksa po kerdis Shqiperine, do te na jepte padyshim nje pamje ende me diskredituese per propaganden e ulet te genjeshtrave, shpifjeve e falsifikimeve te te dhenave e shifrave te ekonomise me ndihmen e INSTAT-it. Gjithsesi ky eshte nje debat qe do te vazhdoje gjate, ku ne do te tregojme qarte e me qarte jo vetem se keshtu s'mund te vazhdohet, por ne radhe te pare se si duhet e do te ndryshoje ky realitet me voten pro nesh.
Nderkohe s'ka dyshim se kush ka qeverisur Shqiperine ne dekaden mes dy censuseve, e ne radhen me te pare Saliu qe prej gjashte vjetesh i ka bere Shqiperise cka s'do t'ia bente dot asnje pushtim, duhet te ulte koken duke lexuar se sa shume shqiptare e kane braktisur vendin ne keta dhjete vjet. Per arsye ekonomike sigurisht. Shoqeruar me mungesen e shpreses se mund te kete ndonje dite perputhje mes shitmendjeve televizive te pushtetit te sukseseve ekonomike dhe realitetit te tyre plot pafuqi ekonomike e padrejtesi sociale.
Shitmendja e ministrit Bode ne seancen e refuzimit te planit tone per uljen e takses se ushqimeve baze e te ilaceve, kur si nje rakickar i kollandrisur tanime per merak pasi dikur zbriti nga fshati duke mbajtur ne krahe bustin e Enverit dhe ne cante mesimet e partise meme beri turrjen e radhes ndaj opozites "marksiste", tregoi edhe njehere se oborri i Saliut jeton ne nje bote tjeter. Ndersa ne, socialistet e progresistet e angazhuar ne programin tone te ri per rimekembjen e ekonomise, flasim per Shqiperine reale dhe prandaj duam e do te bejme realitet nje politike te re fiskale. Kush fiton me pak duhet te paguaje me pak dhe kush fiton me shume duhet te paguaje me shume. E padyshim keshtu do te ndodhe kur ne te mos kemi vetem mundesine e propozimeve, po edhe mandatin per ta zbatuar kete politike te re.