E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca lë në detyrë Islamin tek delegacioni i KiE-së

Por, pavarësisht kërkesës së opozitës, mazhorancës ka votuar kundër përjashtimit të tij nga ky delegacion. Kërkesa për balancimin e këtij delegacioni u bë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili konsideroi rikompozimin pas përjashtimit nga grupit të Islamit.

“Ne kërkojmë që të balancohet delegacioni sipas rregullores së KiE-së, raportet mes mazhorancës dhe opozitës janë të afërta dhe kërkohet një balancim i përfaqësuesve tanë. Parlamenti, edhe në kuadër të këtij bashkëpunimi opozitë-pozitë, duhet të realizojë këtë balancim. Kjo është prova e parë që mund të japë mazhoranca, pasi deri më tani i ka dhënë opozita”, u shpreh Ruçi.

Nga ana tjetër, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, tha se Islami duhet të mbetet pjesë e këtij delegacioni pasi ai është edhe reporter. “Në 20 vjet anëtarë të KiE-së, askush nuk ka mundur të bëhet reporter. I vetmi është Kastriot Islami. E kam kundërshtar politik, por nuk mund të mos vlerësoj faktin se kur bëhen analizat e KiE-së, ai figuron tek reporterët”, theksoi Topalli. Në fund, u hodh në votim dhe mazhoranca me votat e saj nuk bëri ndryshimet e kërkuara. /Start/

                                                                                             2011-12-23 09:42
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›