E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ iu dorëzua presioneve të Partisë Socialiste

20/07/2009  Pretendimet e PDI-së

Partia “Për Drejtësi dhe Integrim” nuk ka aspak vlerësime pozitive ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi, sipas saj, nga trysnia që iu bë nga Partia Socialiste ky institucion i hoqi padrejtësisht mandatin e deputetit në Qarkun e Fierit. Kryetari i PDI-së, Tahir Muehdini, ka deklaruar se KQZ-ja pak ditë më parë mori një vendim në dëm të partisë së tij vetëm për shkak të presionit të ushtruar nga zyrtarët e lartë të PS-së, presion që, sipas tij, vazhdon edhe ndaj Kolegjit Zgjedhor. “Ne shikojmë që KQZ-ja nën trysni ia dha mandatin PS-së. Mandati sipas Kodit Zgjedhor i takon PDI-së. Unë mendoj se ka ikur koha e shantazheve dhe presioneve, por shikojmë se po bëhet prapë presion karshi Kolegjit Zgjedhor. Ne e kemi ankimuar këtë problem në Kolegjin Zgjedhor dhe besoj se ai do të marrë një vendim të paanshëm. Pavarësisht se jemi forcë e vogël politike dhe PS-ja është forcë e madhe, nuk duhet të ndikohet nga madhësia e partisë, por mendoj që duhet të japë verdiktin se ky mandat i takon ta marrë”, - tha numri një i PDI-së, mbrojtëses së interesave të komunitetit çam në Shqipëri. Kreu i PDI-së rrëfen se partisë së tij i nevojiteshin vetëm 22 vota për të fituar mandatin e deputetit në Qarkun e Fierit dhe të dytin në rang vendi. Por ai thekson se situata ndryshoi pasi në KZAZ-në e Patosit ka ndërhyrë personalisht gjatë procesit të numërimit të votave anëtari socialist i KQZ-së Artan Laze.

KQZ-ja

KQZ-ja do të diskutojë në mbledhjen e ditës së sotme nëse do të pranojë apo rrëzojë kërkesën e PDI-së për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qendrat e votimit nr. 31-85, 31-88, 31-96 të KZAZ-së nr. 20 dhe të qendrën e votimit nr. 30-06 të KZAZ-së nr. 18.

Muhedini

“Në KZAZ-në nr. 19 në Patos ka ardhur anëtari i KQZ-së Artan Laze në mënyrë private dhe deshi të hapte kutitë e votimit me forcë, hoqi katër komisionerët që kishin marrë vendim që të mos hapen kutitë, u vunë katër komisionerë të rinj, u përdorën lloj-lloj metodash dhe dihet që sot mandati është i PS-së.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›