Kapet drejtuesi i bandës së trafikut
20/07/2009 Për arrestimin e kapos, policia helene bashkëpunoi me policinë serbe dhe maqedonase
Grupi ka ndihmuar personat nga Shqipëria dhe Kosova për hyrje ilegale në Greqi.
GREQI- Një operacion i gjerë policor që shtrihej në pothuajse gjysmën e sipërfaqes së gadishullit Ballkanik ka mundësuar arrestimin e njërit prej personave që në shtetin helen njihet si kapoja i trafikut të qenieve njerëzore, i cili bashkëpunonte me shqiptarët që trafikon njerëz. Nuk ka të dhënë konkrete nëse policia greke ka arrestuar edhe shtetas me kombësi shqiptare, por ajo që pritet tashmë është se në ditët në vazhdim anëtarë të kësaj organizate do të vihen pas hekurave njëri pas tjetrit. Emri i kapos nuk është bërë i ditur nga policia helene, por zyrtarë të kësaj të fundit u shprehën para mediave se për prangosjen e të shumëkërkuarit kanë bashkëpunuar me policinë maqedonase dhe atë serbe, pasi kohët e fundit peshku që ata kërkonin kishte filluar të strehohej në këto shtete. Njoftimi për arrestimin e tij ka ardhur nga policia e qytetit të Selanikut, të cilat thanë se dje kanë ndaluar udhëheqësin e një prej grupeve më të mëdha të trafikut të qenieve njerëzore gjatë një superaksioni policor. Me këtë rast, u tha se, policia ka arrestuar dy taksistë grekë të moshës 51 dhe 56-vjeçare afër Selanikut së bashku me tetë emigrantë kinezë që mendohet se janë trafikuar nga Moska në drejtim të Greqisë. Kë qenë vetë shefi i policisë së Selanikut, Trifun Kukios, i cili është shprehur për mediat helene se për këtë arrestim, policia greke ka bashkëpunuar me Beogradin dhe Shkupin, prej shtatorit të vitit 2008, për ta ndalur operacionin e gjerë të trafikimit të emigrantëve. Sipas policisë, ky rrjet trafikimi ka punuar kryesisht me emigrantët kinezë, që arrinin nga Pekini në Beograd, nëpërmjet Moskës dhe pastaj dërgoheshin në Greqi. Grupi, po ashtu, ka ndihmuar personat nga Shqipëria dhe Kosova për hyrje ilegale në Greqi. Duke qenë se në disa raste viktimat e trafikut janë kaluar nga Shqipëria, hetuesit grek kanë ngritur dyshime të forta pjesë e kësaj organizate janë edhe shqiptarë, të cilët e kanë më të lehtë të veprojnë në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Greqi. Specialiteti i bandës kriminale nuk ishte vetëm trafiku ilegal i qenieve njerëzore, por edhe trafiku i prostitutave, falsifikimi i dokumenteve dhe i drogës. Krerët e grupit nëpërmjet shumave të parave nën dorë kishin arritur të bënin anëtarë edhe njerëz që mbanin poste kyçe në administratat e disa shteteve. Nëpërmjet ndihmesës së tyre banda arrinte të falsifikonte viza dhe pasaporte, duke bërë kështu “legalë” një numër të madh klandestinësh. Format e trafikimit të qenieve njerëzore ishin të ndryshme duke filluar, nga ajo e falsifikimit të dokumenteve, kalimit të kufirit në këmbë, transportimit me trajlera dhe taksi e deri tek mjetet lundruese.