KQZ-ja, deklarata që duhet të plotësojnë të gjithë kandidatët për deputetë
Si do të bëhet regjistrimi në zgjedhje i kandidatëve të partive dhe i kandidatëve të pavarur. KQZ-ja miraton edhe modelin e fletës së votimit për zgjedhjet e 28 qershorit
Shaban Sulçe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë gjatë mbledhjes së nesërme modelin e deklaratës që duhet të plotësojnë të gjithë kandidatët e subjekteve zgjedhore, të cilët do të garojnë për të fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Në këtë deklaratë kandidatët duhet të japin të dhënat e tyre personale si datëlindja, adresa dhe duhet të bëjnë të ditur subjektin për të cilin do të kandidojnë në zgjedhjet e 28 qershorit. Në deklaratën që i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kandidatët duhet të deklarojnë në përgjegjësinë e tyre personale se gëzojnë të drejtën dhe pranojnë të kandidojnë si kandidat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor. Kandidatët duhet të plotësojnë vetëm një deklaratë të vetme. Sipas KQZ-së, kandidati për deputet, i regjistruar në një listë shumemërore në një zonë zgjedhore, nuk mund të regjistrohet si i tillë në asnjë listë shumemërore tjetër dhe as si kandidat i propozuar nga zgjedhësit. Sipas KQZ-së, bëjnë përjashtim nga ky rregull vetëm kryetarët e partive politike.
Kandidatët e pavarur
Edhe kandidatët e pavarur, ose siç njihen ndryshe kandidatë të propozuar nga zgjedhësit, do t’u duhen që më parë të plotësojnë një deklaratë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në këtë deklaratë ata duhet të japin të dhënat e tyre personale si datëlindja dhe adresa. Ata duhet të deklarojnë se në cilin qark janë propozuar nga zgjedhësit për të kandiduar si të pavarur, si dhe të thonë në përgjegjësinë e tyre të plotë se nuk kandidojnë për subjekte të tjera politike. “Bazuar në Nenin 69, pika 2 dhe Neni 72, pika 2, germa “b” të Ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008 ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, deklaroj nën përgjegjësinë time personale se gëzoj të drejtën dhe pranoj të kandidoj si kandidat i mbështetur nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Qarku____ dhe se nuk jam pjesë e asnjë partie apo koalicioni që konkurron në zgjedhje dhe as të mbështes haptazi apo në mënyrë të tërthortë ndonjë subjekt apo kandidat tjetër që konkurron në zgjedhje”, - thuhet në modelin e deklaratës që pritet miratojë KQZ-ja në mbledhjen e saj të nesërme.
Fleta e votimit
KQZ-ja pritet të miratojë edhe modelin e fletës së votimit, e cila do të përdoret për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Modeli që po pasqyrojmë në foto është me shkronja të marra si shembull, duke qenë se ende nuk ka ardhur afati i regjistrimit të partive për zgjedhjet e 28 qershorit. Siç dihet, në zgjedhjet e 28 qershorit do të votohet vetëm me një fletë votimi. Vota që do t’i jepet një partie do t’i llogaritet koalicionit brenda së cilës ajo kandidon, ndërkohë që kjo votë do t’i njihet partisë në garën brenda koalicionit për shpërndarjen e mandateve të fituara. Fleta e votimit do të përmbajë të renditura sipas alfabetit koalicionet që do të konkurrojnë. Partitë pjesëtare në një koalicion zgjedhor renditen sipas rendit alfabetik njëra pas tjetrës në pjesën e fletës së votimit që i përket koalicionit zgjedhor. Për secilën nga partitë politike të koalicionit shënohen emri i partisë, sigla, shkronjat nistore dhe emri i kryetarit të partisë. Fletët e votimit për zgjedhjet do të përgatiten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas Kodit të ri Zgjedhor. ato do të jenë prej letre, me ngjyrë, trashësi ose elemente konfigurimi të tilla që të mos lejojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj. Gjithashtu fleta e votimit duhet të përmbajë elemente sigurie për të mos lejuar falsifikimin e tyre. Fletët e votimit prodhohen në blloqe me kundërfletë dhe numri i serisë shënohet vetëm në kundërfletë.
6 Prill 2009