E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria sot në sheshin “Skenderbej” për të festuar anëtarësimin në NATO



Gjatë mbrëmjes së sotme, në orën 19:00, i gjithë kabineti qeveritar do të përshkojë në këmbë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’u ndalur në sheshin “Skenderbej”, ku do të zhvillohet dhe një koncert festiv me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ndërsa gjatë paradites së djeshme, marrja e dokumentit të aderimit të Shqipërisë në NATO nga presidenti Topi është shoqëruar me përshëndetjen nga ushtria me goditjen e 28 topave, si një ceremonial festiv, i cili është në të njëjtën linjë me ceremonialin e festimeve që u zhvillua dhe në Strasburg. Në koncertin e sotëm do të mbajë një fjalim përshëndetës kryeministri Berisha, ndërsa do të krijojnë një atmosferë festive këngëtarët Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Jonida Maliqi, Grupi kosovar “Kthjellohu”, grupi “Elita 5”, si dhe grupi “UB40”.

6 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›