E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ-ja dhe institucionet ndërkombëtare certifikuan standardet e zgjedhjeve

Edi Rama, vetëm me argumente boshe

Pretendimet apo qëllimet dashakeqe të Edvin Kristaq Ramës për zgjedhjet e 28 qershorit, nga ku ai mund të iniciojë lëvizjet haxhiqamiliste për destabilizimin politik të Shqipërisë, hidhen poshtë jo vetëm nga institucionet shqiptare, të cilat janë në mbrojtje të ligjit, por edhe ato ndërkombëtare, vëzhguesit e të cilave ndoqën nga afër zgjedhjet parlamentare. Për kushtet në të cilat ndodhet, Edvinin s’e merr askush përsipër. Gjendja e tij kaotike dhe e paqartë mund të marrë fund vetëm me eliminimin e tij dhe të bashkëpunëtorëve të ngushtë nga skena politike shqiptare. Nuk ka mëdyshje se roli i Edi Ramës, i këtij karikature dhe njëherazi i konvertuar në një figurë komike për filmat vizatimorë është të kthejë mbrapsht vitet e progresit të Shqipërisë dhe afrimit të saj me vendet homologe perëndimore.
Një raport i fundit i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bazë të të dhënave para, gjatë dhe pas procesit elektoral, i vlerëson zgjedhjet e 28 qershorit si më të mirat e zhvilluar ndonjëherë në historinë politike të Shqipëri. KQZ evidentoi se procesi i numërimit ka qenë i rregullt, ndërsa për sa u takon problemeve, ato kanë qenë vetëm raste sporadike. Dhe këto nuk janë fraza të dala nga gojëzezat, por raporte të certifikuara nga vëzhguesit të cilët kanë qenë vetëm pak metra larg tryezave të numërimit të votave.
Një tjetër element që hedh poshtë pretendimet e PS, janë edhe mjetet filmike të cilat filmuan, fotografuan votat dhe dërguan në mënyrë “on-line” rezultatet kohë pas kohe në KQZ. Raporti i vlerëson zgjedhjet e 28 qershorit si plotësisht transparente dhe në përputhje me Kodin Zgjedhor, madje duke specifikuar edhe risitë pozitive të këtij të fundit, duke i dhënë një atribut të jashtëzakonshëm procesit të zgjedhjeve
Pas raporteve të OSBE dhe Këshillit të Evropës, KQZ qëndron në të njëjtën linjë me institucionet ndërkombëtare, porsa i takon vlerësimit përgjithësues të zgjedhjeve, por njëherazi, duke mos anashkaluar as defektet teknike të vëna re gjatë procesit dhe hapësirat evidente të palëve për mbushjen e vakuumit ligjor.
Askush më shumë se Edi Rama nuk është i vetëdijshëm për humbjen e zgjedhjeve nga PS. Si për të fshehur këtë dështim që e lë atë për të dytën herë në opozitë, Edvini jo vetëm nuk pranon dialogun për zgjidhjen e situatës, por refuzon edhe çdo bashkëpunim me mazhorancën për ndërhyrje me ligj në Kodin Zgjedhor, ku ky i fundit ka qenë një element shumë i dëshiruar për kryesocialistin deri në atë pikë, sa i hoqi viston çdo partie të vogël opozitare për të marrë pjesë në hartimin e tij apo mendimin e neneve përkatëse.
Edvin Rama nuk ka argumente. Vizioni i tij është vetëm demagogjia dhe fshehja pas hijes së humbjes, e cila vazhdon ta përndjekë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›