E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ mbyll rinumërimin e votave në Shkodër, nuk ka ndryshim rezultati

26-07-2013 / Gazeta 55

Kosovrasti: Rinumërimi solli transparencë, respektojmë vendimin e Kolegjit      
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli pasditen e djeshme rinumërimin e votave të qarkut Shkodër me hapjen e kutive të ZAZ-së 7 dhe 8. Sot ka përfunduar rinumërimi i 417 kutive në total të kësaj zone zgjedhore. Nga rinumërimi i tetë ZAZ që ka ky qark KQZ nuk janë konstatuar parregullsi apo shkelje që të kenë ndikim në rezultat. Nga rinumërimi PD iu shtuan 78 vota duke e ruajtur mandatin e saj, ndërsa PR nuk arriti të fitonte mandatin e pretenduar. Kësaj partie i duheshin 158 vota për të fituar mandatin në nisje të procesit, ndërsa tani ky rezultat thellohet në 236. Kutitë e Shkodrës u numëruan në sallën e mbledhjeve të KQZ-së nga tetë grupe, me nga dy anëtarë, ndërsa procesi monitorohet nga përfaqësuesit e partive politike. KQZ vendosi rinumërimin e votave në Shkodër, pas pranimit të ankesës së Partisë Republikane që kërkonte pavlefshmëri në këtë zonë zgjedhore, duke pretenduar se i është marrë një mandat. Por, kjo vendimmarrje e KQZ-së u ankimua nga PS në Kolegjin Zgjedhor, i cili, dje vendosi ta shtyjë shqyrtimin me themel të kërkesës në fjalë për më 26 korrik. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve komentoi procesin e rinumërimit të votive në qarkun e Shkodrës. Sipas tij, ky proces që nuk solli ndryshim në mandat, ashtu siç pretendonte PR ishte i drejtë dhe transparent. “Hapja e kutive i shërbeu transparencës, i shërbeu dyshimit që ngritën partitë. Rezultoi një përmirësim i rezultatit për PD. Nuk ndodhi ajo që priste PR”, tha ai. Sipas Kosovrastit edhe pse KQZ përfundoi rinumërimin, ajo do të zbatojë vendimin që do japë Kolegji Zgjedhor. “Vendimi i Kolegjit është i detyrueshëm të zbatohet, tabela do mbetet ajo e miratura më herët nga KQZ”, tha ai. Më herët anëtari i KQZ, Hysen Osmanaj në një prononcim për mediat u shpreh se rinumërimi i kutive të fundit për Shkodrën nuk do të ketë ndryshim mandati. “Janë parë me përpikëri shpërndarja e votave, gjendja paraqitet e mirë deformim vote ka në ZAZ numër 1 por dhe tek te tjera kemi vërejtur ndryshime, dhe devijime më të vogla. Duke parë rezultatin në 7 ZAZ padiskutim dhe kur e kemi filluar procesin nuk kam menduar se do ketë ndryshim mandati. Pas rinumërimit në ZAZ diferenca është thelluar, unë kam mendimin nëse nuk do ketë ndryshim mandati”, tha Osmanaj. Sa i takon Qarkut Lezhë, anëtari i KQZ tha se vendimet e Kolegjit nuk diskutohen. “E vërteta është  se nuk i kam diskutuar vendimet e Kolegjit Zgjedhor, pasi ku flet drejtësia duhet të heshtin. KQZ është i detyruar të zbatojë vendimet e kolegjit ne kemi menduar se procesi ka qenë i drejtë, por kolegji e ka rrezuar” tha Osmanaj teksa nënvizoi se sa i takon Shkodrës Kolegji ka qenë i lëkundur.
 
Përfaqësuesi ligjor i PD, Njazi Kosovrasti
“Hapja e kutive i shërbeu transparencës, i shërbeu dyshimit që ngritën partitë. Rezultoi një përmirësim i rezultatit për PD. Nuk ndodhi ajo që priste PR”, tha ai. Sipas Kosovrastit edhe pse KQZ përfundoi rinumërimin, ajo do të zbatojë vendimin që do japë Kolegji Zgjedhor”.

Anëtari i KQZ, Hysen Osmanaj
“Janë parë me përpikëri shpërndarja e votave, gjendja paraqitet e mirë deformim vote ka në ZAZ numër 1 por dhe tek te tjera kemi vërejtur ndryshime, dhe devijime më të vogla. Duke parë rezultatin në 7 ZAZ padiskutim dhe kur e kemi filluar procesin nuk kam menduar se do ketë ndryshim mandati”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›