Pyetja e Ditës/Pse në strukturën qeveritare të Ramës mungon përgjegjësia për Ushqimin?
26-07-2013 / Gazeta 55
Një tjetër eksperiment me degët kryesore të ekzekutivit të Edi Ramës në shtator është krijimi i ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Edi Rama ka marrë pjesë të ministrive aktuale të Punës, Çështjeve sociale dhe Shansave të Barabarta duke iu shtuar përgjegjësinë për Rininë që duket sikur do të krijohen “mencave masive ku do ngopen të varfrit” sipas logjikës së “mirëqenies sociale”. Në gjithë këto arnime të çuditshme kryeministri i ardhshëm Edi Rama ka hequr përgjegjësia për ushqimin. Në çdo vend të Europës siguria ushqimore është një prioritet i kryeministrave me vizion, ndërsa tek ne rikthehet tradita bolshevike e moskokëçarjes për çka kanë në tavolinë qytetarët duke lejuar abuzime dhe monopole ushqimore.
...