E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhgimi/ “Ministria e Arsimit dhe Sporteve”, një shembull vetëm i 4 shteteve diktatoriale

26-07-2013 / Gazeta 55

Duke qëmtuar modelin e Adil Çarçanit në strukturën ministrore të Edi Ramës

Nga një vëzhgim  krahasues i kabineteve të qeverive të Europës nuk u gjend asnjë përkitje e numrit të ministrive të propozuar nga Edi Rama për të ndryshuar organikën e shtetit. 19 ministri në një qeveri evropiane dhe sidomos në një kohë krizë janë shumë, ndërsa për vendin tonë sipas orekseve të Edi Ramës janë pak, madje do të shtohen agjencitë publike, duke shtuar kësisoj shpenzimet qeveritare me miliona dollarë. Organikat e qeverive të vendeve fqinje si Greqia dhe Italia që janë të prekura thellë nga kriza financiare as që e mendojnë të shtojnë ministritë, përkundrazi kritikohen nga media dhe opinioni publik pse kanë një qeveri të madhe. Po të shohësh Italia ka një arkitekturë shtetërore me 13 ministri dhe një kryeministër, ndërsa Greqia ka 16 ministri plus një kryeministër. Po ashtu Spanja ka një qeveri të vogël me 13 ministri plus kryeministrin, ndërsa një shtet i madh si Gjermania ka 15 ministri plus një kancelar në krye. Më pak se 19 ministrat e Edi Ramës ka dhe kryeministrit britanik David Kamerun që ka 17 ministri.
Mirëpo më e çuditshmja e propozimeve të Edi Ramës për të krijuar ministri të reja duke arnuar dikasteret me shtojca të shteteve të botës së tretë. Nuk mund të kuptohet ndryshe fakti që kryeministri i majtë Edi Rama propozon ministrinë e Arsimit dhe Sporteve. Sipas kësaj logjike  me Ramën kryeministër do të kemi pas mësimit kalitje fizike dhe lojëra me dorë.
Megjithatë Edi Rama ka zgjedhur t’i atashohet 4 shtete që e kanë këtë filozofi qeverisje. Dhe këto shtete janë vende me diktatorë si Zimbabve, Uganda, Laos dhe Kuba dhe si shteti që qeverisi në emër të Ramiz Alisë, Adil Çarçani. Dikur ministria e Arsimit dhe Kulturës përfshinte brenda vetes Komitetin e Arteve dhe Kulturës si dhe Bashkimin e Sportistëve dhe Fizkulturistëve të Shqipërisë. Kjo strukturë ka vepruar në Shqipërinë komuniste deri në vitin 1987. Komiteti në fjalë merrej me punët kulturore ndërsa komiteti tjetër me çështjet sportive në bashkëpunim me federatat e sporteve. Mbetet të presim nëse do vijojnë organizimet me komitete sovjetike që të majtët e kanë fort për zemër. Ministrit të Arsimit i duhet të flasë sa për arsimin fillor, të mesëm, të lartë, ndoshta shkencën dhe më pas për dhunën në stadiume, çështjen e peshëngritësve, dietat e padhëna në një sport, etj.
Gjithashtu  me propozimet për organikën shtetërore, Edi Rama tregoi edhe një herë se ka mangësitë mbi ekzekutivin dhe qeverisjen në përgjithësi. Ideja për t’i hyrë shtetit me kazmë është e kriminale. Sepse kazma për shkatërrimin e administratës publike janë zhvendosjet dhe strukturat e pavenda. Hallkat joqeverisëse në një vend janë strukturat që ngarkohet me detyra të paqena. Një shembull sesi Edi Rama e konsideron shtetit duket tek qëndrimi i tij ndaj një prej tre ligjeve të miratuar së fundmi. Ligjit për Administratën  publike do t’i vihet kazma. Departamenti i Administratës Publike, që është një institucion i ngritur mbi bazën e një nga tre ligjeve të integrimit që u votuan në fundin e legjislaturës së kaluar. Rama as ka hyrë në bisedime me opozitën për ndonjë ndryshim të ligjit në fjalë, as ka shpallur mënyrën sesi do të bëhet ndryshimi i kalimit të varësisë së DAP-it nga Ministria e Brendshme te Kryeministria. Sidoqoftë ishin të pritshme këto propozime për ndryshime strukturore nga ana e Ramës dhe kjo për dy arsye. Së pari Edi Rama po përgatit revanshin në administratën shtetërore dhe kjo gjë do të bëhet vetëm me ndryshime strukturash dhe ngritje të ministrive të reja sepse në këtë mënyrë mund t’u shmanget padive të shumta gjyqësore të panafakëve të shkarkuar padrejtësisht që do të bllokonin sistemin gjyqësor. Së dyti spastrimet në administratën aktuale do të jenë të shumta por jo aq shumë sa për të kënaqur turmën e militantëve që iu është premtuar punë dhe privilegje të reja. Rama mendon se ngritja e pesë ministrive të reja do të punësojë një masë të madhe militantët dhe klientët e Rilindjes.
Kabineti i Ramës, torta për orekset e sëmura – 12 milionë euro në vit kosto vetëm 2 Ministri/Edi Rama po del para shqiptarëve me një kabinet super të fryrë. Plot 19 ministri janë shifra më e paimagjinueshme që u ofrohet shqiptarëve, ndryshe nga premtimet gjatë fushatës elektorale për një qeveri të vogël dhe shpenzime të kobn trilluara. Kësisoj, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama është kujdesur maksimalisht për të kënaqur interesat e klientelës së tij, klientelë kjo e cila u shfaq hapur në blerjen e votave të qytetarëve shqiptarë. Shqiptarët do të ndjehen të detyruar që të paguajnë në mandatin e Ramës 2013-2017, rreth 12 milionë dollarë më shumë në vit, shifër kjo e dalë nga totali vetëm për rrogat që mesatarisht ka një ministri me 1000 punonjës. Në total, një ministri ka rreth 1000 punonjës, të cilët paguhen mesatarisht 500 dollarë secili dhe xhepave të shqiptarëve do t’i kushtojë rreth 6 milionë dollarë rroga në një vit për vetëm një ministri. Nga deklarata e Edi Ramës dy ditë më parë, i cili konfirmoi shtimin e 3 ministrive të tjera, kostoja për shqiptarët, vetëm për rrogat e punonjësve shkon në 12 milionë dollarë. Për katër vitet e ardhshme, ndryshe nga sa u premtoi shqiptarëve se, nëse ata i besojnë qeverisjen do të ketë qeverisje të vogël, Rama do të shpenzojë rreth 48 milionë dollarë më shumë vetëm për shërbime burokratike. I gjithë shpenzimi i tepërt po bëhet nga Rama për të kënaqur interesat e klientelës së tij të votave të vjedhura. Dhe ky është vetëm fillimi pas babëzia e zhvatjes së xhepave të shqiptarëve s’do kursejë asgjë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›