Vëzhgimi/Vangjel Dule dhe Skënder Gjinushi bojkotojnë pazarin e Ramës
Ka zgjatur pak më shumë se 60 minuta takimi i djeshëm me dyer të mbyllura mes kryetarit të PS-së Edi Rama dhe kryetarëve të partive aleate në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Në këtë takim kanë marrë pjesë peshat e lehta të partive të koalicionit si Paskal Milo i PSD-së, Petro Koçi i PSV 91, Ervin Mete i G-99, Spartak Ngjela i PLD-së, Artur Dojaka i AP-së, Zef Bushati i ADK-së. Ndërsa peshat e rënda si Vangjel Dule i PBDNJ-së apo kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi mungonin në këtë takim pa rendiment. Edhe sipas Spartak Ngjelës ky takim ishte rutinë dhe i përgjithshëm. “Ishte një takim konfirmues për marrëveshjen dhe marrëdhëniet tona. Diskutuam për formën dhe mënyrën e qeverisjes, nuk diskutuam për poste konkrete”, theksoi ai. Edi Rama ka dashur të dëgjojë pazaret e tyre përpara se të ndalojë tortën e pushtetit. Në takimin e parë mes kryetarit të PS-së Edi Rama dhe kryetarëve të partive aleate në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane” u vendos që koordinator i grupit të partive fituese të ishte anonimi Gjergj Ndoi. Ndërkaq Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ishte në këtë takim sepse ajo ka një partneritet tjetër me kreun e PS. Ashtu siç kishte premtuar, Rama u konsultua aleatët në një takim të përbashkët, dhe më tej do të takohet veç e veç me secilin prej aleatëve, për të bërë pazar me ta edhe pjesën që u “takon”, në bazë të votave të marra, në qeverisjen e vendit. Sidoqoftë ka lezet qeveria që po përgatitet me fytyra të reja “rilindje” si Spartak Ngjela, Petro Koçi, Zef Bushati, por edhe Vangjel Dulen dhe Skënder Gjinushin që bëjnë sikur janë prekur në sedër.
...