KQZ miraton aktin për votat e “gabuara”

Pas këtij vendimi, KQZ-ja ndërpreu mbledhjen, çka solli gjithashtu edhe largimin e simpatizantëve dhe deputetëve të Partisë Socialiste nga ambientet e jashtme të Komisionit.
Kreu i KQZ-së, Arben Ristani tha se kutitë do të hapen brenda këtij institucioni për t’u numëruar. Në vendim është miratuar edhe një grup numërimi për këto vota."Në kushtet kur procesi i numërimit nuk ka mbaruar ende dhe disa KZAZ kanë konstatuar fletë të pa numëruara, për të hartuar tabelën përmbledhëse të rezultateve, na duhet të numërojmë të gjitha fletëvotimet", tha Ristani.
Përfaqësuesit e PS-së e kundërshtuan ashpër vendimin e marrë, duke theksuar se tashmë sistemi i zgjedhjeve në Shqipëri është dëmtuar. Nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi e cilësoi këtë vendim si "një degradim të procesit", teksa ka shtuar se "Komisioni po vendos hapjen e kutive të votimit me një vendimmarrje prej katër votash, ndërkohë që ky është një akt normativ, që duhet miratuar me pesë vota". /S.Lleshi/Start/
2011-05-18 13:04