E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miraton buxhetin për zgjedhjet e 23 qershorit

05-03-2013 / Gazeta 55

Në dispozicion janë 7 milionë dollarë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar buxhetin për financimin e procesit zgjedhor të 23 qershorit. 7 milionë dollarë do të jenë në dispozicion për gjithçka që lidhet me garaën elektorale. Në këtë buxhet nuk është përfshirë shuma e parave që do të shpenzohen për aplikimin e teknologjisë në Qarku e Tiranës dhe atë të Fierit.
Në mbledhjen e KQZ-së, është miratuar projektvendimi për strategjinë e edukimit të zgjedhësve. Por, komisionerët kanë shtyrë votimin për miratimin e modelit dhe specifikimeve teknike të fletës së votimit për Qarku Fier, e cila do t’i nënshtrohet numërimit elektrokin. KQZ vendosi të ndegociojë me kompaninë e zbatimit të teknologjisë mbi mundësinë e disa ndryshimeve në fletën e votimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›