E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesi: Spektakël i garantuar me “El Clasico” në finale të Championsit

SPANJE - Ylli i futbollit Lionel Mesi, përveçse kërkon që Barcelona të jetë në finale të Ligës së Kampioneve, dëshiron që përballë të jetë Reali i Madridit. Ai e pranon se sfida gjysmëfinale kundër Bajernit të Mynihut do të jetë një përballje e fortë, teksa thotë: “Çdo kundërshtar në gjysmëfinale është një kockë e fortë. Bajerni ka dhuruar paraqitje shumë të mira këtë sezon. Ata luajnë në nivele të larta dhe këtë e tregon numri i golave që kanë shënuar. Pas disfatës në finalen e vitit 2012, ku u mundën nga Çelsi, ata kanë më shumë dëshirë për të arritur suksesin. Në këndvështrimin tim, Bajerni është një skuadër më e fortë”. Katër herë fituesi i “Topit të Artë” e pranon se e se e ëndërron që në rast kualifikimi të luajë një përballje “El Clasico” në Uembli.

“Në këto momente jemi të përqendruar vetëm te përballja me Bajernin dhe nëse kualifikohemi në finale, nuk mendoj se ka shumë rëndësi emri i kundërshtarit. Gjithsesi, është e paevitueshme që për shumë njerëz, ndaj Realit të Madridit do të ishte një finale e veçantë dhe jam i sigurt se një ‘El Clasico’ në finale e ka spektaklin të garantuar”.

(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›