E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miraton me 4 vota "pro" projekt aktin për shpalljen e rezultatit të Tiranës

25-06-2011 / Gazeta 55

UPDATE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me 4 vota “pro” dhe dy kundër projekt – aktin, i cili i hap rrugë shpalljes së tabelës përmbledhëse së Tiranës, që shpall fitues kandidatin e Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha.


KQZ ka nisur me debate midis palëve mbledhjen e parashikuar për shqyrtimin e projekt-aktin për hartimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e bashkisë së Tiranës të ndryshuar me numërimin e votave të hedhura gabim në 1793 kuti votimi të 11 njësive bashkiake në Tiranë.


Kreu i KQZ Arben Ristani i kërkoi palëve që të bëjnë të ditura pretendimet e tyren lidhje me projekt-aktin Gjatë fjalës së tij përfaqësuesi ligjor i PS Genc Gjonçaj i kërkoi kreut të KQZ Arben Ristani që të informojë palët në lidhje me mënyrën e ankimit të aktit.


“Duke qenë se është një akt që në formë është ndryshe nga praktika është e nevojshme të dimë si të bëjmë një ankimim ndaj aktit, për ne është e paarsyeshme mënyra si është diskutuar në akt”- deklaroi Gjonçaj. Si përgjigje kreu i KQZ Arben Ristani deklaroi se PS duhet të bëjë ankimin sipas ligji. “Ankimi bëhet sipas ligjit”- deklaroi prerazi kreu i KQZ, Arben Ristani.


vijon...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›