E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, asnjë mundësi ligjore për të kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve të Tiranës

25-06-2011 / Gazeta 55

Flet anëtari i Komisionit të Ligjeve, Enkelejd Alibeaj: PS ankimoi rezultatin e KQZ-së të 23 majit, jo pavlefshmërinë e procesit

PD, Mustafaraj: Rama bën cirk për të përbaltur procesin më transparent në histori

UPDATE- Si nga ana proceduriale ashtu edhe ajo ligjore, Partia Socialiste ka humbur shansin e saj për pavlefshmëri të procesit, që kur ajo zgjodhi të ankimojë rezultatin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli në 23 maj, duke mos pretenduar kështu pavlefshmëri të procesit. Ky është mendimi i anëtarit demokrat të komisionit të ligjeve Enkelejd Alibeaj, i cili teksa thekson se është qëndrim personal, sjell në vëmendje se Kolegji Zgjedho i Apelit ka legjitimuar si të vlefshëm procesin e numërimit të 117 kutive. “Kodi Zgjedhor parashikon që, ky afat ka një pikënisje ka dhe një kohë zgjatje. Ky afat ishte i vlefshëm për të bërë ankim kushdo; ose për pavlefshmëri ose për të atakuar rezultatin. Këto janë dy kërkesa të cilat janë të kithëta me njëra tjetrën, nuk kanë përputhje me njëra-tjetrën. Nëse pranon t’i bindesh, madje ushtron të drejtën e ankimit për pavlefshmëri, do të thotë që, rezultati nuk të intereson aspak, por nëse atakon rezultatin siç ndodhi me Partinë Socialiste që bëri një kërkesë për rezultatin pranë KQZ dhe më pas Kolegjit Zgjedhor, do të thotë se, pranuan në heshtje që, cilësia e procesi zgjedhor në Tiranë ishte i tillë që prodhonte një rezultat të vlefshëm, rezultat i cili mund të atakohej për shkak të mos përputhjes ose pretendimit të mos përputhjes së numërimit aritmetikor”- u shpreh Alibeaj. Ai vë në dukje se Kolegji në këtë rast urdhëroi KQZ-në të ndiqte parimi kushtetues të barazisë së votës në të gjitha qendrat e mbetura, ku fletët e hedhura në kutitë jo respektive, nuk ishin numëruar, proces i cili që tashmë është kryer nga KQZ. “Prodhimi i rezultatit është i vlefshëm që do të thotë se procesi zgjedhor ka qenë i tillë, pra i standardeve dhe i aftë të prodhonte një rezultat veçse kishte një mangësi që, nuk do duhej të dilte një rezultat i tillë për 117 kuti, por për të gjitha kutitë. Zhbërja e këtij vendimi nuk rikthen palët edhe njëherë në datën 23 maj, nuk i rikthen palët në të drejtat për t’i rikthyer ato në pavlefshmëri apo qoftë edhe në një atakim përsëri të rezultatit. Ndryshe do të binim në një cikët të pafund ankesash dhe kërkesash”- tha Alibeaj. Deputeti demokrat thekson se Kodi Zgjedhor i miratuar unanimisht nga të dyja palët, përjashton mundësinë e ankimimit fillimisht të rezultatit dhe në rast dështimi të kërkohet edhe pavlefshmëria e procesit. Kjo pasi në këtë Kod u mor parasysh ky rekomandim i OSBE/ODIHR-it, i cili parashikon të shmangë nga procesi strategjinë politike të zvarritjes së tij. “Urdhëron, këshillonte dhe orientonte legjislatorin shqiptar që të eliminonte çfarë do lloj mundësie ligjore, për të zvarritur procesin nëpërmjet bërjes së ankimeve fillimisht për rezultatin dhe teksa dilje i pakënaqur nga rezultati të bëje një kërkesë edhe për pavlefshmëri. Kjo ka qenë një lojë strategjike e avokatëve, e bërë kohë më parë, por me ndryshimin ligjor të vitit 2008, është anashkaluar plotësisht”- deklaroi më tej deputeti demokrat dhe anëtari i komisionit parlamentar të ligjeve, Enkelejd Alibeaj. 

Kërkesa e socialistëve në Kolegj është nul, PS duhet të vërtetojë pretendimet për pavlefshmëri

Socialistët duket se janë të vendosur për të luajtur dhe mundësinë e tyre të fundit në garën zgjedhore të Tiranës, duke kërkuar pavlefshmëri të saj. Por, vendimi ligjor i Kolegjit, i datës 13 qershor, i heq asaj çdo mundësi ankimimi për shpalljen të pavlefshme të garës elektorale në Tiranë. Deputeti socialist Blendi Klosi deklaroi sot gjatë një komunikimi me mediat se, “PS dhe opozita e bashkuar, e bindur se fitorja më 8 maj i takon Edi Ramës; fitorja e Edi Ramës ishte një fitore madhështore e shumicës së qyteteve të këtij vendi dhe e bindur se Sali Berisha dhe Arben Ristani i prishën këto zgjedhje, për të fshehur humbjen e tyre në të gjithë Shqipërinë, do të kërkojmë në përfundim të këtij procesi Kolegjit Zgjedhor të shpallë pavlefshmërinë e plotë të kësaj masakre elektorale”- tha Klosi.
Por në fakt socialistët i shtojnë vendimit të Kolegjit Zgjedhor një frazë që gjyqtarët nuk e kanë shkruar se, Koelgji kërkoi rakordim shifrash. Në këtë rast, trupa zgjedhore sikurse edhe në rastin e parë, i dha poërparësi vullnetit të zgjedhësve dhe vullnetit të votës, duke urdhëruar KQZ-në që vota e qytetarëve të numërohet njësoj kudo që është hedhur dhe më pas të përpilohet tabela për rezultatin zgjedhor të Tiranës. Nëse PS ka vendosur të shkojë në Kolegj për të kërkuar pavlefshmëri të procesit, asaj i takone dhe “barra e provës”, ose e thënë ndryshe ajo duhet të vërtetojë pavlefshmërinë e procesit në fakte dhe prova, jo thjesht duke u nisur nga mos rakordimi i shifrave, por edhe të vërtetojë shkaqet pse dhe si ai ka ndodhur...  

PD, Mustafaraj: Rama bën cirk për të përbaltur procesin më transparent në histori

Partia Demokratike falenderon së pari të gjithë qytetarët që zgjodhën të flisnin me zërin e tyre në këto zgjedhje.
Partia Demokratike e ka thënë që në fillim se do të pranojë rezultatin, dhe do të vazhdojë të presë me durim e qetësi që procesi zgjedhor të përfundojë.
Këto zgjedhje ishin të lira, të ndershme dhe më transparentet të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri.
Z. Rama, pasi dha ultimamunimet që t’i njihej fitorja me 10 vota përpara se të përfundonte procesi i numërimit të votave, tani përpiqet me çdo kusht ta përbaltë procesin më transparent në historinë e vendit. 
Tani që është e qartë si kristali se qytetarët e Tiranës kanë votuar në mazhorancë kandidatin demokrat Lulzim Basha, kryeopozitari Rama njëherë flet për kanibalizëm e herë tjetër për maskarada.
Tashmë qytetarët e dinë se e vetmja maskaradë këtu është cirku që bën z.Rama, për të mos iu përgjigjur dy pyetjeve që kanë të gjithë në mendje.
Përse z.Rama mendon se votat nuk duheshin numëruar?
Përse z.Rama kërkon të mbysë zërin e qytetarëve?

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›