E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krerët e PS-së për emigrantëtsonte në studion e "A1Report!"

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Biseda në studio TIRANE - Vota e emigrantëve dhe kush i solli emigrantët më 23 qershor në Shqipër do të jeta tema e diskutimit të sotëm në emisionin ‘Airport’ të drejtuar nga Mira Kazhani. Të ftuar në studio janë:Artur Qirici, kreu i PS-së në Greqi; Edmond Kumaraku, kreu i PS-së në Itali dhe Erjon Veliaj, deputet i Partisë Socialiste. Pyetje të tjera që do t'ju drejtohen të ftuarve do të jenë lidhur me risinë që solli vota e tyre; planet e qeverisjes së majtë për emigrantët; ngritjen e një ministrie emigracioni etj.

Z.Qirici, ju kishit një jetë të mirë atje, përse mendoni për Shqipërinë?
Qirici: Unë mendojse të gjithë emigrantët që janë në Evropë, panë ritme të tjera zhvillimi, një tjetër mentalitet dhe nuk mund të ishim dakord që ritmet e vendit tonë të ishin kaq mbrapa.
 
Shumë emigrant kanë ardhur pa bileta për të votuar. Si u bë e mundur?
Veliaj: Ka shumë njerëz qëkanë ndihmuar. Shumë pronarë autobusësh që janë përfshirë në këtë proces, kanë ndihmuar jo aq nga dashuria për PS-në sesa nga mllefi për këtë qeveri që u vinte gjoba. Por, kishte edhe shumë emigrantë që nuk pyetën për bileta falas, por erdhën me shpenzimet e tyre.
 
Z.Kumaraku, a erdhën nga Italia për të fluturuar falas me “Belle Air”?
Kumaraku: Me bileta falas deshën të fluturonin një numër njerëzish, por falimentuan, sepse ne punuam shumë për t’i bindur emigrantët që ta bënin këtë me dëshirën e tyre.

Çfarë presin emigrantët nga politika?
Kumaraku: Emigranti prêt shumë nga politika shqiptare, sepse ka shumë vështirësi në të drejtat e përbashkëta në të dy vendet. Dhe unë kam parë se e vetmja rrugë për të zgjidhur problemet është politika dhe unë ndaj e kam zgjedhur, që t’i trajtojmë ato.
 
Si u arriti kjo ardhje masive?
Qirici: Ne arritëm në zgjedhjet e 23 qershorit me këtë rezultat jo rastësisht. Është parë me vision. Edi Rama ka zbritur në Selanik, Athinë e Volos dhe aty ka filluar historia e organizimit të emigracionit. Aty ka nisur një strategji e caktuar që u ndërtua më vonë shkallë pas shkalle. Ne kemi filluar që në 2009-ën, kur unë isha kryetar i shtabit elektoral. Premtimet tona nuk ishin elektorale. Fluksi i emigrantëve nuk ishte vetëm për një apo dy javë. Kishte më shumë kohë. Kanë qënë me dhjetra mijëra km që ne kemi bërë. Kur në 2009-ën ne kishim vërshim nga qytetet kryesore, por tani ne e ndërtuam strategjinë duke u shpërndarë në të gjithë Greqinë, duke e shpërndarë Partinë Socialiste dhe duke organizuar takime të rëndësishme. 15-16 herë me ne ka qënë vetë Edi Rama. Dhe për herë të parë, PS-ja ngriti Sekretariatin për Emigracionin dhe ne e quajmë Erionin, si deputetin tonë.

A mund të flitet për ministrinë e emigracionit dhe çfarë synoni të bëni?
Veliaj: Ne e kemi këtë idenë, por puna është se do parë çfarë përfitimesh do kemi. Në radhë të parë ne duhet të mendojmë seriozisht për votën e migrantëve. Mundësia e parë është votimi me postë. Dikush mund të thotë: këta jetojnë jashtë, mund të mos vijnë kurrë. Por vetëm fakti që ata dërgojnë remitanca, para, është kontribues në taksa. Sa herë një taksë, një cent e parave të tij përdoret nga ne, ai taksohet e shteti përfiton. Dhe ky është argument që përdoret për t’I dhënë të drejtën e votës. Votimin me postë e bën Kosova, një shtet vetëm 5 vjeç. E bën Kroacia etj. Qëllimi i demokracië është ta hapë sa më shumë lojën dhe të përfshijë sa më shumë faktorë. Së dyti, mundësia e mësimdhënies së gjuhës shqipe. Janë 35 mijë mësues në gjithë vendin, pse të mos jenë 36 mijë kur mësues jashtë vendit e bëjnë këtë vullnetarisht duke dhënë mësim gjuhën shqipe falas?! Së treti, TVSH 2 duhet të shërbejë për edukimin e nxënësve jashtë.  

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›