KQZ miraton tabelat e Fierit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka pranuar kërkesën e PD-së për të hapur kutitë e votimit 3185 dhe 3188 të KZAZ numër 20, të qarkut të Fierit për t’i rinumëruar. Në shqyrtimin e kërkesës së Fierit, PD-ja kërkonte rivlerësim të votave, por që u kontestua nga ana e PS-së. Kryekomisioneri theksoi se “jam i kënaqur për, të paktën për faktin që KQZ-ja arriti normalisht të ecte në rrugën e hetimit të plotë të fenomeneve dhe situatave dhe të kishte një fotografi të plotë të gjithë procesit. Me këtë dua t’ju kujtoj të gjithë sharlatanëve që shajnë KQZ dhe nuk lejnë tribunë pa shfrytëzuar për të ndikuar në vendimmarrjen ligjore të KQZ-së, t’ju them se ne jemi udhëhequr nga ligji pavarësisht sharlatanizmit të tyre”.