E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genc PrelVukaj, E vërteta e largimit nga Dafina Zeqiri

Autori i Lajmit: red.
Vetëm para disa ditësh ka lënë të hapur mendimin se do të tërhiqet nga muzika për t iu përkushtuar politikës. Lideri i grupit Etno Engjujt, Genc Prelvukaj sapo ka promovuar albumin e fundit “Etnomenon”, ndërsa pritet të nisë karrierën politike në PDK.
Genc Prelvukaj ka themeluar dhe udhëheq kompaninë “Gramafon Entertainment”. Ka realizuar një varg videoklipesh, sikurse: “E shtunë” , “Metropolet” , “Albanian” , “Nanny” , “All night”, “Le për mu mama”, etj. Më e popullarizuar mbetet “Albanian”, ndërsa ka patur këngë të tjera që i janë bllokuar herë për shkak të tekstit, e herë për shkak të videove. Genc Prelvukaj, së bashku me Milot Hasangjekajn, dyshja që përbën grupin “Etno Engjujt”, ka pasur një varg pjesëmarrjesh në festivale, në Shqipëri dhe Kosovë, deri në vitin 2004. Por, pas këtij viti, ky grup krijon për vete principin e mospjesëmarrjes në organizime të tilla, por duke u shfaqur me bashkëpunime të sukseshme, siç ishte rasti me këngëtaren e re, Dafina Zeqiri. Po pse nuk vazhdoi më bashkëpunimi? Kjo është vetëm njëra ndër pyetjet online që janë bërë nëpërmjet lexuesve për Genc Prelvukajt, por që ai është përgjigjur më shumë se sa kaq…

Genci, pse nuk jeni më menaxher i këngëtares Dafina Zeiqiri. Ju të dy bëtë “boom” të madh në bashkëpunimin që patët?
Më duhet fillimisht të korrigjoj diçka. Fjala menaxher është totalisht e papranueshme për ne në këtë rast, sepse detyrë e menaxherit është të aranzhojë mbrëmjet, eventualisht ndonjë rast tjetër medial. Në qoftë se kufizohet puna jonë vetëm në menaxhim në rastin e Dafina Zeqirit, atëherë ne në fakt nuk kemi bërë asgjë krijuese si kompani, por vetëm shërbim teknik. E, nëse mendohet kështu, atëherë ky mendim është jashtë çdo orbite të realitetit. Albumi i saj 90% është punuar në Gramafon, që kush e njeh menaxhimin, atëherë e di mirë që detyrë e personit të caktuar si menaxher nuk është t i bëjë këngët, por të ndërlidhë. Kemi investuar për Dafina Zeqirin, kemi mbuluar të gjitha gjërat financiare, kemi bërë promovime, reklama, prezantime dhe deri te nxjerrja e albumit në shitje. Në fillim edhe e kemi menaxhuar, por kjo është vetëm 5% e asaj se çfarë është bërë në këtë projekt. Pra, me një fjalë – merreni edhe si përkufizim – Dafina Zeqiri dikur ishte pjesë e kompanisë (labelit) sonë. Tani po kthehem te pyetja, se pse nuk bashkëpunojmë më. Dafina në radhë të parë është këngëtare e madhe dhe kapacitetet e saj muzikore janë jashtëzakonisht të zhvilluara. Kemi pasur bashkëpunim të mirë, kemi realizuar një projekt që ka rezultuar të jetë shumë i suksesshëm. Është njeri i mirë dhe i uroj suksese në të ardhmen. Marrëveshjet në biznes nuk do të thotë që janë të përjetshme, kështu që edhe mund të skadojë afati i tyre. Ajo ka vendosur ta menaxhojë vetveten, të shkëputet nga Gramafon dhe është e drejtë e saj.

Jeni ndër këngëtarët më të mirë të zhanrit që kultivoni, por a nuk ju duket se keni shumë krahasime që po dominojnë në tekstet tuaja. Psh: Ti je si ky, unë jam si ai, kam - nuk kam parë si ai, etj etj?
Është një kritikë e mirëseardhur kjo dhe në fakt nuk po e marr si pyetje, por si një sugjerim që unë do ta marrë parasysh dhe do të mundohem që ta përmirësoj. Faleminderit!

Thashë më lart që jeni ndër këngëtarët më të mirë, por a ka më të mirë se ju?
Do të marr një shembull nga boksi. Në qoftë se zhvillohet një ndeshje ndërmjet dy boksierëve, në deklaratat para ndeshjes, në pyetjen se cili është më i miri, të dy do të shprehen me “UN˓. Por, megjithatë, ringu përcakton njërin. Këtu, në rastin tonë, “Ring“ - u është publiku….

Për të mos u larguar nga tema, çfarë mendimi keni për reperat kosovarë, kolegët tuaj, a mendon se po e teprojnë me disa tekste nganjëherë të shëmtuara? Dhe, çfarë mendon se ia vlen të këndohet me të vërtetë?
Mendoj se zhanri që ne e filluam si fëmijë, ka ecur shumë falë punës së secilit prej nesh. Normalisht, ka gjëra me të cilat edhe unë nuk pajtohem, ndoshta edhe kritikoj ndonjërin, por mos harroni se Rap-i është shprehje e lirë, nuk ndalohet asgjë. Ka tekste, të cilat janë me përmbajtje sociale, që një biznesmeni të madh nuk i pëlqen, por i ka adhuruesit e vet që i takojnë rrethit me probleme sociale, që e gjejnë veten aty; ka tekste të ndërtuara mbi jetën e shtrenjtë, që pjesa e prekur nga varfëria nuk i pëlqen. D.m.th. tekstet janë mënyrë e veçantë e të menduarit tek një artist dhe gjithmonë e kanë anën që i pëlqen dhe të kundërtën. Nëse “nganjëherë të shëmtuara“, e ke menduar për shprehjen eksplicite, atëherë mos harro që edhe ajo shprehje mund ta ketë rrethin që e pëlqen. Thjesht, dëgjoje atë që ti e gjen veten aty – me të tjerat as mos u merr.

Cila është kënga e kënduar më keq, që kur e përmend apo kur e kujton, turpërohesh me veten?
Janë një pjesë e konsiderueshme e këngëve nga dy albumet e para, sidomos tek albumi i dytë. Në anën tjetër, vetën e shfajësoj me faktin se nuk i kishim më shumë se 18 – 19 vjeç dhe ishim në atë fazën “don`t tell me ëhat to do, i knoë ëhat i`am doing (mos më thuaj se çfarë të bëj, unë e di se ç jam duke bërë)“. Ka tekste që as nuk ia vlejnë të diskutohen më dhe ka interpretime jashtë karakterit tonë. Në momentin që e kemi bërë albumin “Vitamin E“, publikisht i kam sugjeruar secilit që, “nëse vlerësoni Etno Engjujt” fillojeni me këtë album, e jo me albumet e mëparshme. Në fakt, ne ishim pjesë e gjeneratës që e filloi dhe nuk kishim këshilltarë, nuk kishim nga kush të sugjeroheshim dhe mësuam nga gabimet tona. Duke qenë se jetuam e krijuam në ato rrethana, sot unë jam fillimisht njëfarë pedagogu për grupet e reja, që assesi nuk i lejoj të gabojnë.

Me cilën këngë mendoni se identifikoheni si grup?
Mendoj se “Albanian” është ajo që do të na identifikojë si grup gjithmonë. Dua t ju them një fakt në lidhje me këtë këngë. Shumë njerëz kanë dhënë komente se çfarë dhe cili personalitet është harruar të jetë në videoklip. Shumica kanë dhënë kritika se është harruar “ky apo ai” personalitet - pjesë ende e politikës aktive. Ne e kemi përjashtuar që në fillim të këngës mundësinë që të ketë figura politike aktive, ose eventualisht të shuara, por që bëmat e tyre janë të freskëta ende. Dhe, kurrë nuk e mendoj se kemi gabuar këtu për ndonjë gjë. Ndërkaq, më ka rënë të shoh në internet disa fragmente të xhiruara nga pajtimi i gjaqeve në kohën më të vështirë për Kosovën dhe aty kam thënë: “Kemi bërë krim, e kemi harruar plakun e madh të shqiptarëve - Anton Çettën“. Por, shpresoj të kem mundësinë një ditë ta përmirësoj.

Pse nuk merrni më pjesë nëpër festivale, qoftë në Kosovë, apo në Shqipëri, pasi zërat thonë se frikësoheni nga konkurrenca?
Ne kemi qenë rap grupi që më së shumti ka marrë pjesë në festivale dhe nuk ekziston një i tillë që nuk e kemi provuar – përjashto ndonjë të parëndësishëm; çmime kemi shumë edhe si grup, por edhe unë si autor i këngëve të interpretuara nga të tjerët. Gënjehet secili që mendon se kemi frikë nga konkurrenca. Dymbëdhjetë vitet e kaluar kanë dëshmuar që ne nuk e kemi pasur atë problem kurrë dhe kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Nuk marrim pjesë në kompeticione të tilla, sepse nuk dua të jem më pjesë e një interesi të dikujt, në qoftë se nuk është në radhë të pare, në interesin tim. Këto festivale janë të dobishme për grupet e reja dhe artistët e rinj. Për neve, jo më!.

Po me konkurrencën e kolegëve, si i keni raportet?
Konkurrenca është e gjerë dhe kjo ka ndikuar të ngrihet kualiteti i muzikës që bëjmë për më shumë se një dekadë. Personalisht nuk kisha dashur të favorizoj ndonjë artist apo grup, sepse të gjithë ata që na kanë ndjekur, e dinë se kë mund ta kemi si konkurrent të drejtpërdrejtë e kë jo.

A mendoni se edhe muzika rap është komercializuar shumë kohët e fundit?
Komercializimi i një gjëje është pozitive nëse nuk teprohet dhe devijohet totalisht. Zhanri që bëjmë ne, nuk ka asnjë lloj kriteri që e ndalon komercializimin dhe nuk është asesi i krijuar të mbetet vetëm muzikë e zezë. Ka shumë mundësi brenda, varësisht cila temë kapet. Askush nuk guxon të mendojë se, në rap është e ndaluar të bëhet diçka që mund të jetë e lejuar në club, nuk guxon të mendojë se është e ndaluar të ketë elemente etnike, nuk guxon të mendojë se është e ndaluar të ketë tema të bazuara në sens humori e shumë e shumë gjëra tjera. Rap-i ka ndryshuar, – ky është termi që duhet të përdoret, e jo është komercializuar. I komercializuar ka qenë gjithmonë. Sot, as në Amerikë nuk bëhet siç është bërë nga Public Enemy, apo Nëa dhe nuk mund t i thuhet Jay-Z–së apo Busta Rhymes–it sot që jeni komercializuar, por keni ndryshuar, dhe unë mendoj se ky ndryshim ndikoi që sot është ndër zhanret më të pëlqyera dhe ekziston që 30 vjet.

Për këngët "Jovo" dhe "E shtunë" pretendoni se janë bllokuar? Kush i ka bllokuar ato dhe përse?
“E shtunë“ është kënga jonë e parë që është bllokuar medialisht, për shkak të përmbajtjes eksplicite. Më konkretisht, është cilësuar nga redaksia e televizioneve si videoklip me përmbajtje të tepruar të skenave të zhveshura, që ne absolutisht nuk pajtoheshim dhe kishim mendim tjetër në atë kohë. Sot, unë mendoj se ata bënë veprimin e duhur, por jo për shkak të skenave të zhveshura, por për shkak se ne ato skena i bëmë pa estetikë. Megjithatë, bllokimi i videoklipit na bëri nder, për shkak se ne e futëm videoklipin në CD, që ndikoi edhe më shumë në shitje. “Jovo” është rast tjetër. Fillimisht, kur e bëra tekstin, e dija paraprakisht se çfarë mund të bëhej në rast të filmimit të kësaj kënge dhe nuk e filmuam. E parashikonim bllokimin e spotit, por jo edhe të këngës në audio, gjë që ndodhi për çudinë e secilit prej nesh. Arsyetimi mediatik ishte në rregulloren e komisionit për media, që ndalonte çdo emitim të ndonjë vepre që nxit urrejtje në mes të komuniteteve. Me të marrë vesh këtë gjë, kam reaguar kundër kësaj rregulloreje, por jo kundër mediave që funksiononin detyrimisht në bazë të saj. “Jovo“ është ndër këngët që e klasifikoj lart në tërë diskografinë tonë dhe sigurisht që edhe ky bllokim na bëri mirë, pasi u bë shumë zhurmë dhe u çua shumë pluhur për këtë këngë, që rezultoi me interesim më të madh të publikut për këngën.

Ndërkaq, këngët tuaja u shndërruar në qendër të debateve edhe në disa vende fiqnje. Cila ishte arsyeja?
Diskutime ka pasur shumë, që pothuajse kanë kaluar edhe në problematikë për neve. Është rasti i Tuzit, ku ne e kemi parë shumë qartë se çfarë efekti ka pasur kënga “Albanian”. Unë nuk kisha dashur të shtoj më shumë në lidhje me këtë rast, vetëm t ju sugjeroj një veprim, që pastaj do ta keni të qartë. ëëë.gramafon-ks.com (faqja zyrtare e kompanisë që drejtoj) dhe ne këtë linkun “të tjera“ (më pas klikoni në Scratch magazine) do t ju hapen disa fotografi. Në njërën nga to, është ballina e gazetës më të lexuar në Mal të Zi “Dan”. Do ta shihni edhe vetë se për çfarë bëhet fjalë…

Kohët e funditpo flitet se autorët e teksteve kërkojnë 400-500 euro, për një këngëtar/e të njohur. Sa e vërtetë është shifra?
Kjo shifër është e sigurtë se është e hiperbolizuar. Nuk e kemi ne standardin të kërkohet ai çmim për tekst, por, megjithatë, nuk e përjashtoj mundësinë që të ketë aty-këtu ndonjë rast. Unë ka kohë që nuk kam negociuar me dikë vetëm për punën e tekstit, pasi shumicën e kërkesave i kam për një këngë të kompletuar, d.m.th. që nga teksti, muzika, deri tek miksi e post-produksioni në fund. Dhe këtu flitet për çmime tjera….

A mund të na tregoni më shumë për jetën tuaj private?
Kohëve të fundit, unë nuk e di a më ka mbetur diçka private. Edhe ajo punë që e bëj privatisht (në studio), rezulton që pas një kohe të jetë publike. Megjithatë, po provoj. Jam prej atyre njerëzve që nuk ankohen shpesh. Nuk dal shumë, por edhe kur dal, i kam vendet e caktuara. Për çdo gjë që ndodh, mirë apo keq, nisem prej faktit që mund të ketë arsye dhe nuk reagoj keq. Vendimet që i marr, nuk ngutem dhe në momentin e vendosjes nuk lë vend për kthim prapa. Kam jetë dinamike me gjumë të çrregullt. Jam si person i hapur, por e njoh edhe momentin kur duhet të jem i rezervuar. Nuk paragjykoj dhe nuk nënçmoj askënd. Dikur kam qenë i martuar dhe kam një djalë trevjeçar, Gjinin, që është në përkujdesje timen. Jetoj në Prishtinë.

Sa e ndjeni veten malësor dhe sa prishtinali?
Është një pyetje e çuditshme pak kjo. Vështirë të përgjigjem saktë, por megjithatë po tentoj. Unë jam me origjinë nga Martinajt e Plavës, kam kaluar edhe kohë atje, por, në anën tjetër, jam i lindur e i rritur në Prishtinë. Realisht, gjithçka tek unë është ndarë në dy pjesë, që nuk zëvendësohen për asnjë rast. Dikush mund të mendojë që vendi prej nga të është zhvendosur familja më parë, nuk e ka rëndësinë e dashurinë që mund ta ketë vendi ku je lindur e rritur. Është shumë e saktë kjo, por duhet shtuar që unë kam kaluar shumë kohë atje, kam kujtime të bukura, historitë familjare, patundshmërinë, miq e të afërm që ende jetojnë atje. Pra, me një fjalë, ne kurrë nuk kemi qenë të ndarë nga ai vend, edhe pse si familje jemi në Prishtinë që nga viti 1974. Për ata që nuk kanë qenë kurrë, është vend shumë i bukur, një vend i qetë, nuk ka probleme kurrë dhe në mos më ndryshoftë mendja, një ditë kur të jem lodhur nga urbanizmi, nga dinamika e jetës, nga zhurma dhe nga industrializmi - në moshë të thyer, kam idenë të kthehem.
Ky lajm është publikuar: 13/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›