E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Ndjekje penale ndaj Ristanit për vendimin e Beratit

 

PS ka reaguar menjëherë duke ndërmarrë një tjetër hap ankimues që pason vendimin e fundit të KQZ, që hodhi poshtë kërkesën e saj për rivlerësim të votave në qarkun e Beratit, ku socialistët janë të bindur se kanë fituar mandatin e pestë. Burime zyrtare pranë selisë rozë bëjnë të ditur se PS po përgatit dosjen për ankimimin e këtij vendimi në Kolegjin Zgjedhor, por përveç kësaj do të bëjnë gati dhe kallëzim penal për Kryetarin e KQZ-së Arben Ristani, si dhe për anëtarët e tjerë të këtij institucioni që rrëzuan kërkesën e PS për rivlerësim të votave në qarkun e Beratit. Për këtë vendim të saj, PS i mbështet argumentet e saj ligjore në dy nene të Kodit Zgjedhor, në nenin 136 dhe 138. Në nenin 136 pika 3 thuhet: “Me kërkesë të dy anëtarëve të saj, KQZ-ja është e detyruar të marrë provat e kërkuara nga dy anëtarët që kanë paraqitur kërkesën. Kërkesa mund të paraqitet me shkrim ose verbalisht në seancën publike të shqyrtimit të ankimimit”. Ndërsa në pikën 4, po të këtij neni, thuhet: “KQZ-ja nuk mund të refuzojë kërkesën për prova, të bërë sipas pikës 3 të këtij neni”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›