Solana viziton Prishtinën, takime me krerët kosovarë
Gjatë ditës së djeshme diplomati i BE-së vizitoi Serbinë dhe Maqedoninë
Blerina Olldashi
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Havier Solana do të mbërrijë sot në Kosovë, në kuadër të turit zyrtar në disa vende ballkanike. Në Prishtinë, Solana do të takohet me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Në axhendën e Solanës është edhe një vizitë në misionin EULEX, të cilin, më herët e ka vlerësuar si misionin më të rëndësishëm dhe më ambicioz të BE-së. Në prag të vizitës në Prishtinë, shefi i diplomacisë së BE-së ka deklaruar se “Europa u përcaktua për zgjerim dhe jo protektorat në Ballkan. Ne zgjodhëm zgjerimin dhe kjo ishte strategji e drejtë”, është cituar Solana.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme ai ka vizituar Serbinë dhe Maqedoninë. Në Serbi kryediplomati u takua me presidentin Boris Tadiç dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë. Ai bëri të ditur se përsa i përket liberalizimit të vizave, Serbia mund të presë lajme të mira. “Do të ketë lajme të mira për qytetarët e Serbisë”,- ka thënë Solana në aeroportin e Beogradit, pas bisedimeve me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç. Në takimin me shefin e diplomacisë serbe u diskutua për ardhmërinë e Serbisë në BE. Në orët e mbasditës përfaqësuesi i bashkimit Europian vizitoi Shkupin. Para mbërritjes ai dha vlerësimet paraprake për zhvillimet aktuale dhe politike në Maqedoni, duke komentuar edhe mosrealizimin e Marrëveshjes së Ohrit. Solana në një intervistë për “Utrinski Vesnik” ka theksuar se për të çuar procesin përpara në Maqedoni është përgjegjëse Qeveria aktuale.
“Qeveria aktuale e koalicionit është e rëndësishme dhe ajo ka fuqinë e nevojshme për të çuar vendin përpara. Me implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, me një punë të vendosur për reforma dhe me perspektivën se integrimet në BE janë të realizueshme, besoj se Maqedonia do të mbetet në këmbë. Prania jonë është inkurajim dhe mbështetje në këtë linjë”,- është shprehur Solana i cili në orët e mesditësdo të japë vlerësimet lidhur me zhvillimet në Maqedoni, një një konferencë me mediat së bashku me kryeministrin Nikolla Gruevski. Vizita e Solanës në Ballkan pason para përfundimit të mandatit të tij në krye të BE-së. Vizita e tij korespondon edhe me vendimin e KE-së që dje kumtoi lidhur me heqjen e vizave për vendet e Ballkanit Perendimor. Përfaqësuesi i BE-së turneun e tij ballkanik e filloi dy ditë më parë me vizitën në Beograd.
40 parti politike marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës
Rreth 40 parti politike do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Në mbledhjen e KQZ-së është miratuar vendimi që zyrtarët komunalë të zgjedhjeve të riemërohen në zyrtarë të lartë komunalë të zgjedhjeve, ndërkaq edhe përkundër kundërshtimeve të dy anëtarëve të KQZ-së është miratuar Drafti i strategjisë për informim publik publik për zgjedhjet 2009. Në mbledhjen e rregullt të Komisionit Qendror Zgjedhor, kryetarja e komisionit, Nesrin Lushta ka bërë të ditur se ka kërkuar nga përfaqësuesit e Komisionit Europian dhe USAID-it që të vëzhgojnë zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në nëntor të këtij viti. Ndërsa kryesuesja e Zyrës për regjistrimin e partive politike, Miradije Mavriçi ka thënë se rreth 40 parti politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e nëntorit. Është bërë e ditur se Partia Nacional Demokratike nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, por do të marrë pjesë Koalicioni “Vakat” i përbërë nga 3 parti politike boshnjake.
Serbia lëshon 160 fletarrestime ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së
Prokuroria serbe për krime të luftës ka lëshuar 160 fletarrestime për ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët akuzohen për krime mbi popullsinë serbe. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Prokurorisë për krime të luftës Bruno Vekariç. Ndërkohë kjo prokurori pret që autoritetet italiane t’i dorëzojnë Serbisë Muharrem Gashin, i cili nga drejtësia serbe është akuzuar për krime lufte kundër civilëve në Kosovë në vitin 1999. Vekariç është i bindur se në rastin e Gashit autoritetet italiane nuk do të sillen si Bullgaria kur ish-kryeministrin Agim Çeku i cili u lirua nga paraburgimi. Ai pas disa ditësh paraburgim u shpall i pafajshëm për akuzat që lëshoi Serbia.
Kryeministri japonez bën thirrje për zgjedhje të përgjithshme
Kryeministri japonez Taro Aso bëri të ditur se do ta shpërndajë parlamentin javën e ardhshme dhe do të kërkojë zgjedhje të parakohshme me 30 gusht. Pasi u shpall vendimi, koalicioni japonez në opozitë tha se kishte dorëzuar një mocion mosbesimi në parlament kundër kryeministrit dhe kabinetit të tij. Mocioni i Partisë Demokratike të Japonisë dhe tre partive në koalicion me të pasoi dështimin e koalicionit në pushtet të zotit Aso për ruajtur shumicën në Asamblenë Metropolitane të Tokios gjatë zgjedhjeve. Kryeministri njoftoi vendimin e tij për zgjedhje të reja pas bisedimeve të djeshme me Partinë e tij Liberale Demokratike. PLD-ja fitoi 38 mandate në parlamentin 127-anëtarësh të Tokios, ndërsa Partia Demokratike e Japonisë në opozitë, u udhëhequr nga Jukio Hatojama fitoi 54 mandate.
14 Korrik 2009