KQZ miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për qarkun e Vlorës dhe Lezhës

Në kuadër të shpalljes së rezultatit zyrtar për zgjedhjet e 28 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi gjatë ditës së djeshme tabelat përfundimtare të rezultateve zgjedhore të Qarkut të Vlorës dhe Lezhës. Ashtu si për qarqet e tjera anëtarët socialistë në KQZ votuan kundër këtyre tabelave, duke e detyruar sërish KQZ të përdorë shumicën e votave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi verifikoi tabelat përmbledhëse të rezultateve të sjella nga KZAZ e këtij qarku me procesverbalet përkatëse, bëri korrigjimet e nevojshme, duke miratuar më pas rezultatet përfundimtare.
Ndërkaq, sipas rezultateve paraprake të KQZ, në votimet e 28 qershorit në qarkun e Vlorës koalicioni Aleanca e ndryshimit fitoi 5 mandate, ndërsa Bashkimi për ndryshim 7 mandate. Në Qarkun e Vlorës figuronin të regjistruar 277.987 zgjedhës, ndërsa funksionuan 345 qendra votimi të grupuara në 6 KZAZ. Megjithatë socialistë argumentuar votën tyre kundër miratimit të këtyre tabelave përmbledhëse, duke ripohuar ato problematika që kanë konstatuar në qarqet e tjera. Sipas anëtarëve të PS, për tabelat e disa KZAZ të këtij qarkun nuk ka një vendim të firmos nga anëtarët ashtu siç e parashikon ligji. Sipas nënkryetares së KQZ dhe njëkohësisht përfaqësuese e PS, Dëshira Subashi, KZAZ nr. 66 të këtij qarku nuk kishte një vendim për rezultatet e zgjedhjeve dhe KQZ nuk mund të luajë rolin e KZAZ. KQZ miraton vetëm vendimin e tyre, është shprehur Subashi gjatë mbledhjes në KQZ. Ndërkaq, po gjatë ditës së djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me shumicë votash, 4 vota pro dhe 3 kundra, edhe vendimin për tabelën e rezultateve përfundimtare të qarkut të Lezhës, i cili përmbyll dhe tabelat e rezultateve për të 12 zonat zgjedhore të ndara sipas 12 qarqeve të vendit. Ndërkohë, që të 3 komisionerët e Partisë Socialiste në KQZ refuzuan të marrin pjesë në votimin për miratimin e tabelave përmbledhëse të këtij qarku. Ashtu si gjithmonë, shqyrtimi i këtij vendimi kaloi përmes debatesh, pas shqetësimit të ngritur nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti, lidhur me tabelat e KZAZ nr. 37 të qarkut Lezhë, në të cilat nuk ishin përfshirë rezultatet e 11 qendrave të votimit. Sipas tij, shkak për këtë është bërë refuzimi i komisionerëve të PS në këtë Komision Zgjedhor Zonal për të zbatuar ligjin. Refuzimi i përfaqësuesve të PS për hedhjen në tabelën përmbyllëse të rezultateve të qarkut Lezhë të 11 QV është një qëndrim i jashtëligjshëm dhe i qëllimshëm i komisionerëve socialistë, për të cilin ne kemi gati kërkesën ankimore, tha Kosovrasti. Ai shtoi se zhurma e PS për Fierin ka ndodhur në përmasa më të mëdha në qarkun e Lezhës, ku komisionerët e PS kanë mbajtur një qëndrim të paprecedent. Kosovrasti shtoi se pasi janë numëruar këto 11 kuti të qarkut të Lezhës, janë përpiluar tabelat e rezultateve, komisonerët e PS i kanë shpallur të pavlefshme pasi kanë konstatuar se në të gjitha kutitë dominonte fituese PD. Kutitë në fjalë ishin me nr. 0691, 0791, 0695, 0706, 0740, 0743, 0759, 0768, etj, ku sipas përfaqësuesit ligjor të PD në KQZ, nga numërimi i votave PD rezulton të jetë më rreth 2000 vota para PS. Nga ana e tyre, përfaqësues të PS në KQZ theksuan se shkeljet e ligjit në rastin e qarkut të Fierit janë më të rënda se ato të Lezhës. Nënkryetarja e KQZ, Dëshira Subashi, kërkoi që Komisioni të përfshijë me vendimmarrjen e tij 11 QV në tabelat e rezultateve të Lezhës dhe dënoi veprimin e komisionerëve të PS që i kanë përjashtuar këto kuti. Nga ana e tij, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, në përpjekje për të qetësuar situatën në sallën e komisionit, e quajti një garë jo të ndershme të diskutosh se cila palë e ka bërë gabimin më të madh.Në këto momente KQZ vetëm kontrollon shifrat dhe mënyrën e pasqyrimit në tabelë. Aty ku ka vendimmarrje të paligjshme të komisionerëve ata do t'i nënshtrohen ankimit, për t'u rishqyrtuar bashkë me tabelën përmbledhëse në një fazë të dytë. Dua të vë në dukje se më duket si garë aspak e ndershme që të diskutohet se kush e bërë gabimin më të madh. Shkelja e ligjit është shkelje e ligjit në të gjitha krahët njësoj dhe të hysh në garë që ne e kemi bërë më të vogël dhe ju më të madh kjo nuk ka sens dhe etikë, deklaroi kryetari Ristani para votimit të rezultateve të Lezhës. Sipas rezultateve paraprake të KQZ në qarkun e Lezhës, koalicioni Aleanca e ndryshimit fitoi 4 mandate, ndërsa koalicioni Bashkimi për ndryshim 3 mandate. Në këtë zonë zgjedhore në votimet e 28 qershorit morën pjesë 148.491 zgjedhës, ndërsa funksionuan 244 qendra votimi, të grupuara në tre KZAZ.
*****************************************************************************
KQZ miraton ndarjen e mandateve të deputetëve në Korçë dhe Gjirokastër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me vota unanime vendimet për shpërndarjen e mandateve të deputetëve për Qarkun e Korçës dhe Qarkun e Gjirokastrës. Sipas vendimeve, 12 mandatet e Qarku të Korçës ndahen në mënyrë të barabartë mes dy koalicioneve; 6 i takojnë koalicionit të djathtë Aleanca e Ndryshimit' dhe 6 koalicionit të majtë Bashkimi për Ndryshim. Ndërsa për Qarkun e Gjirokastrës shpërndarja e mandateve, sipas vendimit të KQZ, është: koalicioni Aleanca e Ndryshimit 2 mandate dhe koalicioni Bashkimi për ndryshim 3 mandate. Në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit në Qarkun e Korçës ishin regjistruar 264.492 zgjedhës, ndërsa funksionuan 421 qendra votimi, të grupuara në 7 KZAZ. Ndërsa në Qarkun e Gjirokastrës figuronin 121.683 zgjedhës të regjistruar në listat e votimit, ndërsa u ngritën 285 qendra votimi, të grupuara në 3 KZAZ. Kodi Zgjedhor (neni 162) parashikon që jo më vonë se tre ditë nga përfundimi i procesit të ankimimit kundër vendimit të rezultateve të zonës zgjedhore apo pavlefshmërisë së zgjedhjeve, KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, bazuar mbi numrin e votave të vlefshme që subjektet kanë marrë në nivel zone zgjedhore. Sipas Kodit, nga shpërndarja e mandateve përjashtohen partitë politike që konkurrojnë më vete dhe që kanë marrë më pak se 3 % dhe koalicionet që kanë marrë më pak se 5% të votave të vlefshme në zonën zgjedhore përkatëse. Mbetet për tu theksuar se ndryshe nga miratimi i tabela përmbledhëse të rezultatit në qarqe të ndryshme të vendit, miratimi i ndarjes së mandateve për deputet është votuar në mënyrë të plotë nga të dyja palët përfaqësuese të forcave politike. Kjo ka ardhur si pasojë e formulës matematikore që përthyen vota në mandate që do të përfaqësohen në parlamentin e ardhshëm. Meqenëse formula nuk krijon hapësira për interpretime të ndryshme sipas interesave partiake, të dy palët kanë rënë dakord për ta respektuar këtë formulat miratuar me konsensus të plotë nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste në parlament. Ndërkaq, KQZ ka hyrë në fazën e parafundit drejt shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit, pra në fazën e shpalljes së mandateve për çdo qark, ku tani mbetet edhe një fazë përfundimtare për të finalizuar procesin. Që është ajo e shqyrtimit të kërkesave ankimore të partive politike për parregullsitë e konstatuar në zgjedhje. Tre ditë pasi të miratohen tabelat përfundimtare subjektet politike kanë të drejtë të ankimojnë në KQZ, ndërkohë KQZ ka të drejtë që brenda 24 orëve të shqyrtojë kërkesën e subjektit.
******************************************************************
KQZ miraton ndarjen e mandateve për qarkun e Kukësit
Gjatë ditës së djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuat me 7 vota pro vendimin për ndarjen e mandateve të deputetëve për qarkun e Kukësit. Ashtu si për të 2 qarqet e mëparshme të gjithë anëtarët e KQZ e votuan vendimin, pa e kundërshtuar atë. Sipas këtij vendimi, nga 4 mandate që ka ky qark, 3 i takojnë koalicionit të djathtë Aleanca e Ndryshimit dhe 1 koalicionit të majtë Bashkimi për ndryshim. Kodi Zgjedhor (neni 162) parashikon që jo më vonë se tre ditë nga përfundimi i procesit të ankimimit kundër vendimit të rezultateve të zonës zgjedhore apo pavlefshmërisë së zgjedhjeve, KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, bazuar mbi numrin e votave të vlefshme që subjektet kanë marrë