E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: PD- LSI, koalicioni më i mirë për shqiptarët

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, njëherësh edhe kryetar i PD-së, me rastin e fitores në zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Kurorëzimi me sukses i Zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 ishte fitore e demokracisë shqiptare dhe tregues i kulturës së lartë institucionale që po dëshmon shoqëria shqiptare përgjithësisht, thuhet në telegramin e kryeministrit Thaçi. Ndër të tjera, në këtë telegram urimi shprehet besimi i plotë i popullit dhe përfaqësuesve të lartë kosovar për drejtimin e një qeveri të koalicionit në të mirë të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, duke ruajtur unitetin kombëtar dhe stabilitetin e përgjithshëm drejt sukseseve dhe perspektivës euroatlantike të Shqipërisë. Po ashtu, edhe kryeministrin Berisha, për mandatin e dytë qeverisës, e ka uruar edhe kryetari i Partisë Ekologjike të Kosovës, Arif Krasniqi si dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi. Në emrin e Partisë për Veprim Demokratik dhe në emrin e koalicionit të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, tju urojmë për zgjedhjet demokratike dhe dinjitoze, që u zhvilluan të dielën e kaluar më 28 qershor në Republikën e Shqipërisë, ku votuesit shqiptarë dhe partitë politike pjesëmarrëse në këtë garë treguan pjekurinë politike dhe vlerat e tyre qytetëruese evropiane. Me këtë rast duam tju urojmë edhe për fitoren e partisë tuaj dhe të koalicionit demokratik në këtë garë mjaft të rëndësishme për të ardhmen e ndritur të shtetit dhe popullit shqiptar, thuhet ndër të tjera në këtë mesazh urimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›