KQZ, ndan mandatet per deputetet
Rozeta Rapushi
Ne mbyllje te procesit ankimimit te rezultatit te zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dha dje ndarjen e mandateve per deputetet ne Kuvendin e ri. Koalicioni "Aleanca per Ndryshim" eshte fituesi, ne mbyllje te ankesave te rezultatit te zgjedhjeve me 46.92% te votave te marra dhe me 70 mandate deputetesh fitues. Me pas vjen koalicioni "Bashkimi per Ndryshim" me 45.45% te votave te marra, te perkthyera ndryshe ne 66 mandate te fituara. I treti ne liste, eshte "Aleanca Socialiste per Integrim" e Ilir Metes me 5. 53% te votave te marra dhe perkatesisht kater mandate deputetesh. Shifrat u bene publike nga zedhenesi i KQZ-se, Leonard Olli, i cili theksoi se pavaresisht tyre rezultati perfundimtar i zgjedhjeve do te dale vetem pasi te perfundoje procesi i ankimimit te rezultatit nga forcat politike ne Kolegjin Zgjedhor. Aktualisht jane zyrtarizuar mandatet per 53 deputete. Pjesa tjeter, mbeten peng i procesit te ankimimit qe vijon ne Kolegjin Zgjedhor. Dhe behet fjale per qarqet me te medha te vendit. "Permbyllja e kesaj faze, u jep mundesine partive politike qe brenda pese diteve te ankimojne vendimet e KQZ-se ne Kolegjin Zgjedhor. Rezultati perfundimtar nga KQZ do te jepet vetem pas ketij procesi", sqaroi Olli. Nderkohe qe diten e djeshme, KQZ debatoi ashper serish per qarkun e Fierit. Mos zhvillimi i votimit ne tre qendra ne kete qark ne 28 qershor beri qe anetaret te ndahen ne mendimin se si do te veprojne me to. Kreu i KQZ-se, Arben Ristani, propozoi qe te shpallet i pavlefshem rezultati ne tre qendrat e votimit qe ndodhen ne KZAZ-ne 19 ne Fier dhe te realizohej hetimi administrativ per keto qendra. Por kerkesa e Ristanit u rrezua nga komisioni, pasi per miratimin e saj nevojiten 5 vota nga 7 anetare te KQZ-se. Nenkryetarja e KQZ-se, Deshira Subashi e cila votoi kunder pavlefshmerise per 3 qendrat e votimit, tha se nuk eshte e ligjshme qe te realizohet rivleresim ne keto qendra, pasi KQZ miratoi tabelen e rezultateve per Fierin. "Propozimi i kreut te KQZ-se eshte ne kundershtim me procedurat e Kodit Zgjedhor. Kjo sepse kerkesa eshte jashte afateve kohore, per shkakun e vetem se komisioni i ka miratuar para disa ditesh tabelat permbledhese te rezultateve per Fierin", u shpreh Subashi. Shpallja e pavlefshme e rezultatit ne keto qendra, do te mundesonte zhvillimin e zgjedhjeve te pjesshme per to ne Qarkun e Fierit. Zgjedhje, qe rrezikonin te ndryshonin serish rezultatin ne Fier.