Berisha, inauguron rruge ne Burrel
Kryeministri Berisha, ne vijim te turit te tij "Shqiperia po ndryshon" mori pjese dje ne fillimin e punimeve per rikonstruksionin e rrugeve te nje blloku banimi ne Burrel. Gjate fjales se tij, kryetari i qeverise theksoi se keto rruge kishin nje rendesi shume te vecante per qytetaret e kesaj zone. Po keshtu kryeministri, theksoi se qeveria do te vazhdonte edhe ne mandatin e saj te dyte investimet ne kete zone dhe ne te gjithe Shqiperine, duke asfaltuar cdo rruge komune apo qyteti. Inaugurimet e bera dje nga kryeministri, jane investim i bashkise se qytetit te Burrelit, ne bashkepunim me qeverine holandeze me nje vlere prej 22 milione lekesh. Rikonstruksioni i tyre perfshin sistemin, asfaltimin dhe te gjitha elementet infrastrukturore te standardeve evropiane.