E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjë, lind viçi me gjashtë këmbë

 

LUSHNJE - Një viç i sapolindur habit fermerët e Lushnjës. Me 6 këmbë dhe dy organe gjenitale, viçi lindi në fshatin Karbunarë.   “Na befasoi të gjithëve. Pas shtatë lindjesh normale, lopa lindi këtë herë me operacion dhe për këtë arsye ka pasur edhe komplikacione të vazhdueshme. U detyruam që të thërrisnim veterinerin e fshatit, për të bërë një ndërhyrje të tillë”, u shpreh e zonja e shtëpisë, Shpëtime Kasapi. Por i befasuar nga kjo lindje, ka mbetur edhe veterineri i fshatit. Viçi ishte 37 kilogram, peshë kjo jo normale për një lindje e aq më tepër që kishte dy organe gjenitale në trup. Fare pranë njëra-tjetrës viçi i porsalindur ka të pozicionuara një organ mashkullor dhe një femëror”, tha veterineri Kudret Gjyshja. Ende nuk dihet se si do të veprohet me kafshën e sapolindur.                                            m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›