E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ ne takimin e pare Lleshi Zgjedhjet e 2013 garantoj respektimin e ligjit

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Lleshi, ka garantuar respektimin e ligjit në zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Kryekomisionerja u shpreh e sigurt se vlerat e të gjithë komisionerëvë do të ushtrohen me përgjegjshmëri. Kryetarja e sapozgjedhur Lleshi në fjalën e saj të parë në krye të këtij institucioni garantoi respektimin e ligjit. 
Më pas, sipas përcaktimeve ligjore, është zgjedhur edhe nënkryetari i Komisionit. Pas votimit, Denar Biba u shpall në postin e numrit dy të institucionit përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e zgjedhjeve. Gjithashtu, u miratua mandati i Auron Tares si përfaqësues i Parisë Socialiste në Kuvend, pas dorëheqjes së zotit Andis Harasanit. Kjo ishte mbledhjea e parë të KQZ-së, pas riformatimit në bazë të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, ku përfaqësohen subjektet politike të spektrit të djathtë, të majtë dhe të qendrës në Parlament. Komisioni përbëhet nga katër përfaqësues të zgjedhur përkatësisht dy nga partia më e madhe në mazhorancë Partia Demokratike, Vera Shtjefni dhe Hynes Osmanaj, si dhe dy nga partia më e madhe në opozitë, ajo Socialiste, Albana Shtylla dhe Denar Biba. Ndërkohë që anëtari Ilirjan Muho, është propozuar nga Lëvizja Socilaiste për Integrim dhe Jani Jano nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Ndërkohë kryetarja e Komsionit, është zgjedhur përmes një procedure të veçantë. Në votimin që u zhvillua në Kuvend, kryekomisionerja Lleshi morri vetëm votat e mazhorancës, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›