E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: "Ullishtet", skeme korruptive

Kryetarit i Partise Socialiste, Edi Rama, ka akuzuar dje kryeministrin Berisha, per skema korruptive me pasurite natyrore publike te Shqiperise. "Dua te nenvizoj ate qe eshte fare e qarte pas Shqiperise "ullishte", ku ne fakt kemi te bejme me nje skeme te madhe korruptive te radhes, te nje kryeministri qe me fatet e Shqiperise e te pasurive te saj natyrore e publike, po ben kerdine per interesat e oborrit te tij", akuzoi dje Rama nga diga e liqenit artificial te Tiranes. Sipas tij, fillimi i kesaj skeme eshte VKM Nr. 547, date 22.8.2007, me ane te se cilit Keshilli i Ministrave ka autorizuar zbatimin e koncesioneve ne sektorin e bujqesise dhe te ushqimit. "Ne baze te ligjit per koncesionet, bazuar ne studime, kjo Ministri duhej te identifikonte, paraqiste per miratim dhe shpallte koncesionet e mundshme ne kete sektor", sqaroi kryesocialisti. Sipas tij, ajo duhej te identifikonte, gjithashtu, listen e aseteve qe ne raste te vecanta, mund te ofroheshin me koncesione me cmimin simbolik 1 euro, ta paraqiste per miratim ne Keshillin e Ministrave dhe ta bente publike kete liste, per te terhequr investitoret e interesuar vendas e te huaj. Nderkohe, qeveria ne 21 janar 2009, vendosi te realizoje studimin per ullirin, ne menyre qe ne baze te tij, te shpalle edhe interesin per dhenien me koncesion, duke dhene nje fond prej 15 milione lekesh. "Nga ana tjeter, nje vit me pare ne 16 janar 2008, qeveria ka filluar proceduren per dhenien me koncesion te nje toke shteterore, me siperfaqe 1000 ha, ne Synej, Luz i Vogel, Kryevidh dhe Gose te Kavajes, per kultivimin e ullirit, me cmimin 1 euro, pa e pritur fare studimin e deklaruar", sqaroi vendimin e qeverise, Rama. Ne te njejtin vendim, sipas kryetarit te selise roze, miratohet nje bonus prej 9% te pikeve per nje kompani te quajtur AGROTAL, per nje propozimin te pa kerkuar te paraqitur prej saj. "Kjo do te thote se per dhenien me koncesion me cmimin qesharak 1 euro, kryeministri dhe ministri i Bujqesise, jo vetem nuk kane studim dhe miratim specifik ne listen e aseteve qe mund te ofrohen me kete cmim, por ata nuk kane shpallur nje procedure konkurrimi, per te terhequr oferta nga investitore vendas e te huaj, sic thote njoftimi, perkundrazi kane perdorur nje procedure perjashtuese", shpjegoi kryetari i PS. Sipas tij, kjo skeme vazhdon, ku kryeministri deklaron se "Keshilli i Ministrave miratoi dhenien me koncesion te siperfaqes 1 mije hektare per mbjelljen e ullirit, si hap i pare i projektit te madh". Ky eshte nje abuzim, sic ka ndodhur me rrugen Durres-Kukes, TEC-et e HEC-et e te tjera burime te "superfuqise energjetike".

Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›