PS-LSI: Qeveria genjeu per ndihmen ndaj te varferve
Denis Dedej
Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste per Integrim, kane kritikuar dje qeverine per gjendjen e varferise, ne te cilen ndodhet vendit. Sipas nensekretarit per Programin ne seline roze, Ilir Beqja, shqiptaret sot jane te varfer, sepse jane te papune dhe forcat aktive prej vitesh nuk rriten. Ndersa sipas kryetarit te komitetit drejtues kombetar ne Levizjen Socialiste per Integrim, Edmond Haxhinasto, kjo qeveri nuk e di akoma se, nje ne cdo pese shqiptare jeton ne nivelin e varferise ekstreme dhe se kjo qeveri e ka thelluar hendekun, midis te pasurve dhe te varferve.
PS
"Per ironi te fatit, kryeministrit te papergjegjshem Sali Berisha iu deshen 4 dite ne Davos per te kuptuar dicka nga realiteti i varferise se shqiptareve", deklaroi Beqja, duke shtuar se, "Kryeministri pranon deshtimin e qeverise se tij ne zbutjen e varferise". Sipas tij, Berisha tregoi publikisht dy dite me pare, se edhe 44 muaj ne karrigen e qeveritarit te pare te vendit, nuk kane mjaftuar qe ai te kuptoje profilin e varferise se shqiptareve. "Kreu i ekzekutivit pranoi publikisht se, edhe pas 44 muajsh ne qeverisje, shqiptareve nuk u mjafton kafshata e qeverise se tij per te dale nga varferia dhe se sherbimet dhe sherbesat e qeverise se tij, nuk arrijne te shqiptaret e varfer", vuri ne dukje zyrtari socialist. Ai tha se te dhenat e nivelit mesatar te jeteses deshmojne se shqiptaret e varfer nuk arrijne te perfitojne nga rritja ekonomike e vendit, nderkohe akuzoi se Berisha genjeu per rritjen e pensioneve dhe per ndihmen ndaj shtresave ne nevoje.
LSI
Duke reaguar ndaj iniciatives se kryeministrit per te ngritur nje grup pune, per te verifikuar familjet e varfra, Levizja Socialiste per Integrim, ka kritikuar qeverine per mungesen e hapave, te marra deri me tani. "Ne kater muajt e fundit te qeverisjes se saj, kjo qeveri nuk e di akoma se llogaritja e minimumit jetik behet me nivelet e cmimeve te para pese viteve, pavaresisht nga rritja e tejskajshme e tyre", kritikoi kryetari i KDK-se, Edmond Haxhinasto. Sipas tij, kjo qeveri nuk e di se varferia absolute matet mbi bazen e nje konsumi mujor per fryme me te ulet se 4.891 leke, nderkohe qe pagesa mujore e ndihmes ekonomike te plote, per nje familje ne vitin 2008 ishte mesatarisht 3.120 leke.
PROGRAMI
"LSI ka pergatitur si nje element themelor te programit te saj per qeverisjen e ardhshme "Bonusin Jetik" dhe punesimin jetik per te gjithe ata qe nuk mund te dalin nga gjendja e varferise absolute, me ndihmen ekonomike qe marrin nga qeveria", tha Haxhinasto.
35 Per qind Jane rritur te ardhurat e pensioneve te pleqerise ne qytetit, sipas Partise Socialiste, qe prej qershorit te vitit 2005. Partia me e madhe ne opozite ka akuzuar kryeministrin Berisha se po genjen kur deklaron qe pensionet jane rritur me shume.
40 Per qind Eshte rritja per ndihmen ndaj shtresave ne nevoje, sipas Partise Socialiste, qe prej qershorit te 2005. "Edhe vete keto rritje anulohen nga shtrenjtimi marramendes i cmimeve te ushqimeve baze, si dhe nga deshtimi i skemes se subvencionimit", tha Beqja.