E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ulja e varferise, objektiv kryesor i qeverise"

Ministria e Punes reagoi dje ndaj deklaratave te PS dhe LSI, duke deklaruar se ulja e varferise dhe rritja e nivelit te jeteses per cdo shtetas, vecanerisht per shtresat e varfra dhe ne nevoje, ka qene dhe mbetet nje nga objektivat kryesore te qeverise. "Politikat e hartuara dhe zbatuara nga qeveria kane rritur mbeshtetjen per shtresat ne nevoje, per kategorite e pensionisteve, per familjet qe trajtohen me ndihme ekonomike, personat qe trajtohen me pagese paaftesie, per pagat e uleta, etj.", sqaroi per opinionin publik Ministria e Punes. Sipas kesaj Ministrie, qeveria po zbaton nje politike te qarte per reformimin e sistemit te pagesave dhe sherbimeve shoqerore, jo vetem per grupet ne nevoje, por per te gjithe popullsine. "Edhe pse opozita, ne menyre abuzive, paraqet nje tjeter realitet, shifrat tregojne tjeter gje. Paga minimale eshte rritur me 45% dhe aktualisht eshte 17 000 leke. Paga mesatare eshte rritur me 44% (nga 28.000 leke ka shkuar ne 42 000 leke)", beri te ditur Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale. Per sa i perket mbeshtetjes me ndihme ekonomike te familjeve qe jetojne nen vijen e varferise, ne reagimin e kesaj Ministrie, theksohet se reformimi i sistemit te mbrojtjes sociale, ka ndikuar drejtpersedrejti ne reduktimin e varferise, fale edhe nje identifikimi me te sakte te familjeve dhe individeve ne nevoje. Nga te dhenat e kesaj Ministrie sqarohet se, gjate vitit 2008 jane trajtuar me ndihme ekonomike rreth 93 mije familje, nga 120 mije ne 2005.

D.D

Shifrat e Ministrise se Punes

Vitet 2005 2008 Rritja

Pensioni mesatar ne qytet 8700 leke 12 000 leke 38%

Pensioni minimal ne fshat 3 650 leke 6 000 leke 64.5%

Te ardhura minim. ne qytet 8 350 leke 11 200 leke 34%


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›