KQZ nis shpërndarjen e bazës materiale
24/06/2009 Pak ditë para zgjedhjeve partitë s’kanë propozuar komisionerë për QV-të
Vijojnë zëvendësimet e anëtarëve të KZAZ-ve. Subashi apel për mosndryshim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë shpërndarjen e bazës materiale në komisionet e zonave të administrimit zgjedhor, që do të shërbejë për zgjedhjet e 28 qershorit. Në këtë mënyrë, që sot 66 KZAZ-të do të marrin nga KQZ-ja fletët e votimit për 3084067, të grupuara sipas qendrave të votimit që ka çdo ZAZ. Kodi Zgjedhor në nenin 99 të tij përcakton dërgimin nga KQZ-ja drejt selive të KZAZ-ve materialet zgjedhore, të ndara në kuti të veçanta për çdo qendër votimi, jo më vonë se 3 ditë para datës së zgjedhjeve. Këto materiale zgjedhore shpërndahen nga KZAZ-ja jo më vonë se 15 orë para hapjes së votimit në KQV-të, që janë nën juridiksionin e saj. Kryetari, zëvendëskryetari, të shoqëruar nga çdo anëtar tjetër që kërkon dhe sekretari i KQV-së paraqiten në selinë e KZAZ-së dhe t’i tërheqin ato. Në bazën materiale për zgjedhjet përfshihet numri i fletëve të votimit në përputhje me numrin e zgjedhësve të regjistruar në atë qendër votimi, së bashku me fletët shtesë; vula e KQV-së; procesverbalet e qendrës së votimi, ku bëjnë pjesë edhe formularët tip të procesverbaleve dhe të vendimeve për vulosjen e kutive të votimit, hapjen e qendrës së votimi, pezullimin e votimit, kërkimin e ndihmës së policisë dhe të largimit të saj, si dhe mbylljen e votimit; librin e protokollit të mbledhjeve të KQV-së; zarfet, ku do të futen veç e veç fletët e votimit të dëmtuara, të papërdorura; zarfi i procesverbalit të vulosjes; lënda e posaçme për timbrimin e zgjedhësit dhe aparatin verifikues të saj. Përveç kutive me këto materiale zgjedhore KZAZ-ve u jepen edhe kuti votimi për çdo qendër votimi; numër i mjaftueshëm kodesh sigurie, dhomash të fshehta dhe numri i nevojshëm i vulave të kryetarëve të KQV-ve. KQZ-ja i dërgon KZAZ-së edhe librin e protokollit të mbledhjeve të KZAZ-së dhe tabelat e rezultateve. Ndërkohë brenda KQZ-së vijojnë përplasjet politike për sa i takon vendndodhjes së qendrave të votimit në ambiente private. Ai dha dje autorizimin për ngritjen e qendrave të votimit në objekte private në Bashkinë e Rrogozhinës, Patosit dhe njësinë bashkiake nr. 7, ndërkohë që s’u ra dakord për ngritjen e qendrave të votimit në ambiente private në Bashkinë e Kavajës dhe komunën Ndërmenas në Qarkun e Fierit, pasi ambientet e propozuara nuk i përmbushin kërkesat e ligjit. Nga 4751 qendra votimi gjithsej, nga krerët e njësive vendore është propozuar që 506 të krijohen në ambiente private. Po dje KQZ-ja miratoi kërkesën e OSBE–ODIHR-it për akreditimin e 70 vëzhguesve të parë afatshkurtër për zgjedhjet dhe të ambasadës amerikane për akreditimin e 30 vëzhguesve.
Përgatitjet
Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, i kërkoi dje drejtorit të Drejtorisë së Komisioneve Zgjedhore, Alfred Spahiu, të paraqesë një informacion të fundit mbi përgatitjet e deritanishme të zgjedhjeve të përgjithshme. Kërkesa e Ristanit vjen në një kohë kur KQZ-ja ka emëruar 40 % të komisionerëve të qendrave të votimit, ndërsa për pjesën tjetër partitë ende s’kanë propozuar emra.
Zëvendësimi i komisionarëve
Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, u bëri apel dje përfaqësuesve të partive politike që të mos i ndryshojnë komisionerët. Shkak për këtë është koha e shkurtër në dispozicion të administratës së KQZ-së për të trajnuar komisionerët e rinj. Komisioni vendosi të lirojë nga detyra dhe të emërojë anëtarë të rinj të KZAZ-ve: 5 anëtarë të PD-së; 2 të PR-së dhe 1 të PS-së.