Feston 60-vjetorin e krijimit të qendrës së parë
24/06/2009 “Fshati SOS”
“Fshati i Fëmijëve SOS” feston 60-vjetorin e themelimit të qendrës së parë në Austri, duke përkujtuar kështu edhe 90-vjetorin e lindjes së themeluesit të saj, Herman Gmejner. Nëpërmjet një ceremonie të veçantë të zhvilluar ditën e djeshme me rastin e këtij përvjetori, është zhvilluar një program festiv si dhe një ankand me piktura dhe punime të bëra nga vetë fëmijët. Në këtë aktivitet ishin të ftuar personalitete të shumta, si përfaqësues nga ministritë, misionet diplomatike, organizatat jofitimprurëse dhe bizneset e ndryshme. “Fshatrat e Fëmijëve SOS” është një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse, humanitare, sociale dhe jofetare, që ofron kujdes me bazë familje për fëmijët dhe të rinjtë që kanë humbur kujdesin prindëror, ose në rrezik për të humbur kujdesin prindëror, duke mbështetur familjet në nevojë në mbarë globin. Prej vitesh në këtë ambient të ngritur për shtresat në nevojë ofrohen shërbime të specializuara për riintegrimin e kësaj shtrese në jetën sociale. Zanafilla e krijimit të këtyre ambienteve edukuese për fëmijët, veçanërisht për ata pa kujdes prindëror, daton që në vitin 1949, kur Herman Gmejner themeloi “SOS Fshatin” e parë në Imst, Austri, kurse sot organizata është aktive në 132 shtete nëpër botë, një prej të cilave është Shqipëria. “SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri”, si organizatë kombëtare, ofron kujdes për fëmijët pa kujdes prindëror dhe shërbime të tjera mbështetëse për fëmijët në rrezik për të humbur kujdesin prindëror nëpërmjet një fshati me 13 SOS familje, dy komuniteteve rinore, SOS kopshtit dhe SOS shkollës “Herman Gmejner” në qytetin e Tiranës, si dhe tri projekteve për “Fuqizimin e familjes” në Tiranë dhe Shkodër. Përveç shërbimeve bazë të jetesës fëmijëve që strehohen në këtë komunitet, u ofrohet dhe ndihmë e specializuar nëpërmjet punonjësve socialë dhe psikologëve të punësuar. Megjithatë, synohet që në të ardhmen ambientet të zgjerohen për të ndihmuar në ofrimin e përkujdesit social te më shumë persona, duke parë dhe kërkesat në rritje për këtë lloj trajtimi.