Politikanë e futbollistë paguanin180 euro nata për femra e drogë
19/05/2011 Operacioni “Jeta e ëmbël” zbulon lokalin e qejfeve. Kapen 2 shqiptarë, furnizues droge
RIMINI- Një menu e plotë, e bazuar në drogë dhe femra të bukura ishte ajo çfarë i ofronte një lokal i njohur në Rimini klientelës së saj VIP që përbëhej nga politikanë, biznesmenë, futbollistë, etj. Mes këtij grupi që merrej me drogë e femra, të arrestuar ndodhen edhe dy shqiptarë. Pas vaktit, në fakt, shumë meny të tjera mbyllnin mbrëmjen në restorant me kokainë dhe marihuanë që konsumatorëve u sillej në tryezë dhe më pas mund të kryenin marrëdhënie seksuale. Qindra doza droge u kapën, teksa 180 euro ishte çmimi që klientët shpenzonin për person, për shërbimin në tryezë. Kjo është ajo që del nga hetimi i skuadrës së policisë së Riminit, i cili filloi në shkurt të vitit 2010 nëpërmjet monitorimit, mbikëqyrjes dhe përgjimit dhe përfundoi dje me arrestimin e shtatë personave, me mbështetjen e njësisë policore të Ankonës, të cilët finalizuan operacionin “Dolce vitta” (Jeta e ëmbël). Në krye të organizatës ishte 42-vjeçari Fabrizio Casadei që për miqtë njihej si Bicio, i cili kontrollonte sallën e një restoranti në “Via Vespuçi”, në Rimini. Një numër prej 10 vetash, i përbërë nga politikanë, biznesmenë, lojtarë futbollit, etj, që rezultojnë si konsumatorë të rregullt, u gjetën gjatë fazës intensive të operacionit, i cili u quajt “Jeta e ëmbël” për nder të Salvatore Boves, 31-vjeçarit nga Napoli, që furnizonte restorantin me drogë dhe ishte pagëzuar si “Shpëtuesi i jetës” nga Bicio, pronari i këtij lokali femrash e droge. Pra, ishte pikërisht Bove ai që së bashku me sicilianin 47-vjeçar, Sebastiano Raia, udhëhoqi pa dashje policinë në drejtim të klientëve. Në këtë pikë i gjithë aksi i hetimeve u zhvendos brenda lokalit. Këtu u zgjerua edhe rrethi i hetimeve, ku u identifikua edhe furnizuesi tjetër, Giovanni Di Miço, 45 vjeç, nga Napoli. Dy furnitorët e tjerë janë shqiptari 30 vjeç me mbiemrin Myrtaj (në mediat italiane emri i tij shkruhet Algad, por mbetet i paqartë si shqiptohet) dhe 24-vjeçarin tjetër shqiptar me mbiemrin Aliaj (në mediat italiane emri i tij shkruhet Anteo, por mbetet i paqartë si shqiptohet). Një tjetër i arrestuar si furnizues i lokalit me drogë është edhe rumuni Tenchiu Ioan. Përveç drogës së kapur, femrave në lokal dhe klientëve politikanë, biznesmenë e futbollistë, aty u gjet edhe një armë. Të gjithë të arrestuarit u dërguan në burgun e Riminit.