KQZ numëron 474 kuti, Basha 76 vota plus
20/06/2011 Gjatë ditës së djeshme KQZ ka përfunduar numërimin për 2 ZAZ të Tiranës
Olli: Nëse punohet me këtë ritëm, procesi i numërimit mbyllet të premten
E diela nuk ishte aspak ditë pushimi për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili edhe gjatë së djeshme ka vijuar me numërimin e votave të hedhura gabim nga votuesit më 8 maj. Kështu nga numërimi i djeshëm nga 318 kutitë e hapura të Njësive Bashkiake numër 2 dhe 3 në Tiranë u gjetën 39 vota për kandidatin Lulzim Basha, dhe 43 vota për Edi Ramën. Kështu diferenca mes dy kandidatëve nga numërimi i djeshëm, kandidati i mazhorancës arrin gjithsej në 76 vota më shumë se Rama. Kështu kreu socialist ka fituar lehtësisht terren duke iu afruar demokratit Basha me 5 vota. Nga ana tjetër, zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, u shpreh i bindur se në rast se punohet me këtë ritëm nga grupet e numërimit, atëherë të premten e ardhshme procesi i ekzekutimit të vendimit të Kolegjit Zgjedhor nga KQZ-ja do përfundojë.
Gjithsej nga KQZ-ja u numëruan 201 kuti votimi për Njësinë Bashkiake 2 në Tiranë, ku u gjetën 33 fletë të kontestuara gjithsej. Pro Bashës u gjetën 21 vota të kontestuara që u vlerësuan të vlefshme, kurse për kundërshtarin Rama 13 vota. Ndërsa, nga hapja e kutive të njësisë 3, seancë kjo që u zhvillua pasdite, u gjetën 48 fletë të kontenstuara, ku pro Bashës rezultuan 18 vota, dhe ndaj kundërshtarit të tij Rama u gjetën 30 vota. Pas mbylljes së mbledhjes rreth orës 20:20 të mbrëmjes së djeshme, pritet që KQZ-ja të mblidhet sërish rreth orës 10:00 të paradites së sotme për të vijuar nga numërimi i votave të hedhura gabim në ZAZ-në 48, që i përket Njësisë numër 4 në Tiranë. Numërimi bëhet nga 8 grupe njëkohësisht. Secili grup i numërimit do të jetë nga dy anëtarë që i përkasin administratës së KQZ-së dhe do të hapë katër kutitë e së njëjtës qendër votimi.
Numërimi
Votat e gjetura në kutinë e gabuar do të kërkohen në zarfin e fletëve të kontestuara në secilën kuti, do të numërohen dhe rivlerësohen nga grupet e numërimit, dhe para se të tabulohen, do t’i njoftohen KQZ-së për t’i pasqyruar në tabelë. Për çdo tavolinë ky proces ndiqet edhe nga dy vëzhgues të PD-së dhe PS-së. Për fletët e hedhura gabim shikohet zarfi ku janë futur fletëvotimet e kontestuara. Gjithsej do të hapen 1793 kuti për të numëruar fletët e kontestuara, sipas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.
Kutitë e hapura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë tre ditëve të para të zbatimit të urdhrit të Kolegjit Zgjedhor, ka hapur dhe këqyrur gjithsej 474 kuti votimi. Nga këto, 156 kuti i përkisnin ZAZ-së 45 në Njësinë 1, për njësinë 2 janë numëruar 201 kuti, dhe për Njësinë Bashkiake 3 në Tiranë janë numëruar gjithsej 117 kuti. Ndërsa sot, KQZ do vijojë me hapjen e kutive të 43 qendrave të votimit të Njësisë Bashkiake numër 4.
Akti për hapjen
KQZ miratoi të shtunën në tërësi me 4 vota pro dhe 2 kundër aktin për hapjen e kutive dhe numërimin e fletëve të kontestuara në 365 qendrat e votimit të Bashkisë Tiranë. Vendimmarrja në KQZ pasoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor më 13 qershor pas ankimimit të PS-së. Kreu i KQZ-së, Ristani bëri të ditur se rinumërimi do të bëhej nga 8 grupe numërimi. Nga 1940 kuti të procesit zgjedhor për Tiranën janë 1793 kuti që do të hapen për të rinumëruar fletët e kontestuara, sipas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.
Debatet në sallën e mbledhjeve të KQZ ku prej 3 ditësh po numërohen votat për Tiranën
Ishte ora 11:00 e paradites, vetëm 40 minuta kishin kaluar nga fillimi i mbledhjes së djeshme, kur tensionohet situata në sallën e KQZ-së, ku po zhvillohej numërimi i votave për njësinë bashkiake numër 2 në Tiranë. Një përfaqësuese e PS-së në përfaqësinë e vëzhguesve pretendoi se kolegu i saj i PD-së e kërcënoi me largim nga puna personalisht atë dhe bashkëshortin e saj.
“I nderuar z. Ristani, ky përfaqësuesi i PD-së këtu më kërcënoi se do më largojë nga puna. ǒi duhet këtij se ku punoj unë. Dhe është e vërtetë që burri im është ushtarak, nga e di ky njeri? Çfarë janë këto kërcënime?”, – tha vëzhguesja e PS-së. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i përfaqësuesit të PD-së, i cili u akuzua nga vëzhguesja socialiste për ushtrim presioni ndaj saj.
“E pyeta si e ka emrin sepse është e vërtetë që e njoh këtë zonjë. Por kur e pyetën nga sekretarja e administratës së KQZ-së, ajo tha se quhej Eva, dhe jo Etleva për emrin si e ka. Nuk është e vërtetë që i bëra presion, por u nxita nga mosdhënia e emrit të saktë. Nuk e kërcënova, thjesht i sugjerova si të shkruante emrin në një procesverbal sepse e ngatërroi, duhej Etleva Shkurta”, u shpreh vëzhguesi i PD-së.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Genc Gjoncaj, përfaqësuesi juridik i PS-së në KQZ. “Z. Ristani, këtu jemi në sallën e KQZ-së, dhe këtë mbledhje e drejtoni ju. Për etikë mos e tregoni hapur që këtu drejton PD-ja dhe jo ju, por merruni me këta njerëz që s’kanë asnjë lidhje me procesin e numërimit që po zhvillohet këtu. Por vijnë këtu e kërcënojnë këdo që është i interesuar për mbarëvajtjen e punimeve. Nxirreni jashtë me urgjencën më të madhe këtë njeri së bashku me nja dy tipa të tjerë. Duhet që KQZ-ja të drejtojë mbledhjen, jo të lerë këta njerëz që e quajnë veten burra të drejtojnë këtu”.
Pas mbylljes së fjalës së tij, ndërhyn një person nga një tavolinë tjetër ku po numëroheshin votat, por për shkak të zhurmave të krijuara në sallë nuk u dëgjua se çfarë i tha Gjonçajt, i cili kishte të hapur mikrofonin e sallës, iu drejtua me fjalët “Mbylle mor ti gojën, nuk më tregon ti çfarë duhet të them apo të bëj!”
Situata shkaktoi disa minuta zhurmë në sallën e KQZ-së, ndërsa Ristani kërkoi që mos të vazhdonin më tej me deklarata të tilla, të cilat mund të shkaktonin dhe ndërprerje të punës së komisionit.
Gjonçaj: Dje vendosëm që vëzhguesit duhet të firmosnin, dhe sot askush nuk po e zbaton atë. Ata nuk po vendosin firmat e tyre në tabelat e miratuara. Dhe kontestimet e tyre t’i bëjnë nga mbrapa tabelave, jo në faqen e parë
Ristani: Vëzhguesit duhet të kenë emrat e tyre në tabela, nëse duan të firmosin mirë, nëse jo nuk prish asnjë punë kjo. Për të gjitha kontestimet që ata duan të bëjnë, duhet të kenë dhe emrat e vëzhguesit që konteston, si dhe firmën e tij. Dhe këtu mbyllet kjo çështje.
Hapet kutia 1741, për Këshillin e Njësisë Bashkiake
Gjenden tre fletë votimi përkatësisht me 2 fletë me vulat e Njësisë 1734 dhe 1 e njësisë 1730.
Përfaqësuesi i PS-së, Saliani: Të hetohen këto fletë ashtu siç e ka parashikuar dhe Kolegji Zgjedhor në vendimin e tij. Të hetohen të gjitha procesverbalet e mbledhjeve të kësaj KZAZ-je.
Ristani: Këto fletë janë të pavlefshme, dhe ‘ka nevojë për hetim.
PS, Gjonçaj: Përveç atyre që kërkoi kolegu, duam të na vihen në dispozicion dhe kodet e sigurisë për hetimin e plotë të këtij fenomeni. Nuk e di, zoti kryetar (I drejtohet Ristanit), ato janë fletë që kanë fluturuar nga njëra qendër votimi tek tjetra, a ju shqetëson ndopak ky fakt?
Ristani: Është shumë shqetësues si fakt, ndaj dhe i shpallën menjëherë të pavlefshme.
Klement Zguri: Këto fletë që po kontestoni dhe po kërkoni një hetim, që çuditërisht të treja fletët janë vota për Edi Ramën. Ndaj duhet të jeni ju që duhet të shqetësoheni.
Gjonçaj: Pavarësisht se të kujt janë ato vota, ju si KQZ duhet të hetoni mbi këtë rast, pasi është shumë i rëndë, meqë po kërkoni të bëni replikë me mua.
Ristani: S’do i hetojmë, u mbyll çështja e tyre.
Gjonçaj: Atëherë kjo është një tregues i qartë i standardit të përdorur në këto zgjedhje.