KQZ përfundon numërimin e 26 kutive të kontenstuara
02/06/2011 Sot pasdite KQZ do të shqyrtojë dy kërkesat ankimore të Partisë Socialiste
Ngushtohet diferenca mes kandidatëve. Basha kryeson me 78 vota
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha fund dje procesit dyditor të numërimit të 26 kutive të katër KZAZ-ve për Bashkinë e Tiranës, të ankimuara nga Partia Demokratike. Në përfundim të numërimit të 26 kutive rezultoi se kandidati i “Aleancës për Qytetarin” mori 13 vota, kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama, mori 16 vota dhe kandidati i tretë në garën për kreun e bashkisë së kryeqytetit, Hysni Milloshi, mori 1 votë. Kështu, diferenca në total mes Bashës dhe Ramës është ngushtuar lehtësisht, ku kreu aktual i Bashkisë së Tiranës ka rikuperuar tri vota në favor të tij. Pas rezultatit të nxjerrë nga KQZ-ja më 23 maj në përfundim të procesit të numërimit të fletëve të votimit të hedhura aksidentalisht në kutitë e gabuara, ku kandidati i mazhoranës rezultoi fitues me 81 vota më shumë se riovali i tij, tashmë pas numërimit të djeshëm rezulton se Basha kryeson ndaj Ramës me 78 vota.
Subashi voton pro Bashës
Rreth orës 13:00 KQZ-ja nisi seancën për shqyrtimin e kërkesës ankimore të Partisë Demokratike, e cila konteston vendimin nr. 711 të 23 majit të marrë nga KQZ-ja në lidhje me shpalljen e tabelave të rezultatit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Mbledhja e djeshme nisi me bashkëpunimin edhe të dy anëtarëve të opozitës në KQZ, të cilët morën pjesë në votimin e fletëve të kontestuara nga KZAZ-të. Konkretisht pas hapjes së kutisë së QV-së 1942/1, ku KZAZ-ja 52 kishte kontestuar 4 fletë votimi, ku pas këqyrjes së zarfit KQZ-ja me 5 vota “pro” dhe 1 “kundër” vendosi që tri prej tyre të konsideroheshin të vlefshme dhe një e pavlefshme. Kështu ishte nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi, e cila votoi pro konsiderimit të këtyre tri votave në favor të kandidatit të mazhorancës Lulzim Basha si të vlefshme, ndërsa përfaqësuesi tjetër i opozitës, Artan Laze, votoi kundër vlefshmërisë së 3 votave. Më pas komisioni vijoi këqyrjen e kutive të tjera, ku në total KQZ-ja hapi kutitë e votimit të 14 qendrave të votimit të KZAZ-së nr. 52 dhe KZAZ-së nr. 53. Burime brenda opozitës theksuan se tre anëtarët e PS-së në KQZ do të votojnë pro ndryshimeve të rezultatit pas numërimit të djeshëm, ku Rama mori 3 vota më shumë se Basha.
Sot vendimi i KQZ-së
Pas mbylljes së kutisë së fundit të kontestuar nga Partia Demokratike përfaqësuesi ligjor i opozitës në KQZ, Eridian Saliani, bëri me dije se vendimi i KQZ-së për ndryshimin e tabelave të rezultatit pas numërimit të djeshëm do të merret në mbledhjen e pasdites së sotme. Kështu, KQZ-ja, pasi të shprehet mbi numërimin e djeshëm dhe ndryshimin tabelave të rezultatit të shpallur më 23 maj, do të vijojë me shqyrtimin e dy kërkesave ankimore të Partisë Socialiste, e cila kërkon shpalljen të pavlefshëm të rezultatit të përgjithshëm për Bashkinë e Tiranës të nxjerrë nga KQZ-ja pas numërimit të fletëve të hedhura në kutitë e gabuara, ku u shpall fitues Lulzim Basha. Pak orë më vonë pritet që dhe Kolegji Zgjedhor të shprehet mbi padinë e PS-së po për këtë çështje.
Debatet për numërimin e kutisë së fundit
Opozita kundërshton vendimin e KQZ: Është cenuar integriteti i kutisë
Edhe në numërimin e djeshëm kutia e fundit ishte ajo që ndezi debatet mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës në mbledhjen e djeshme të KQZ-së. Bëhet fjalë për 48 fletët e kutisë nr. 1977, ku KZAZ-ja nr. 53 në vendimin e saj kishte vendosur që 32 vota ishin për Bashën, 14 për Ramën dhe 2 ishin të pavlefshme. Por pas hapjes së tij në zarfin e fletëve të kontestuara nuk ishin 48, por 49 fletë të tilla. Dhe për këto fletë KQZ-ja me 4 vota pro dhe 2 kundër vendosi që dy të pavlefshmet dhe një që u gjend më tepër të cilësoheshin të vlefshme, ku 2 ishin vota për Bashën dhe 1 për Milloshin. Mjaftoi ky vendim i KQZ-së që të përfaqësuesit ligjorë të PS-së të akuzonin KQZ-në për shkelje të ligjit dhe mos ruajtje të integritetit të kutive të votimit. “Procesverbali i KZAZ-së është pasqyra më e mirë e kësaj kutie. A mund të di nga hyri kjo votë e 49-të në një kohë kur KZAZ-ja thekson se janë 48? Ky është ai rasti për të cilin debatuam një ditë më parë në lidhje me integritetin e kutive të votimit nga KQZ-ja. Dhe një e një bëjnë dy e jo tre, siç thoni ju”, - u shprehën përfaqësuesit e opozitës. Menjëherë pas tyre reagoi përfaqësuesi i PD-së Oert Bylykbashi, i cili u shpreh se “e vetmja detyrë që KQZ-ja ka sot mbi bazën e kërkesave ankimore është rivlerësimi i votave”.