CD e Kadriovskit 50 minuta deshmi
Te merkuren pak minuta pasi mbajti nje konference per shtyp Erion Brace u paraqit ne Prokurorine e Tiranes ku dorezoi kartolinen e mberritur ne adrese te tij se bashku me nje zarf te formatit A4 brenda te cilit ndodhej nje kompakt-disk CD. Prokuroria i mori materialet ne dorezim dhe diten e djeshme grupi hetimor ka verifikuar dokumentet dhe pajisjen e
dorezuar nga deputeti Erion Brace. Sipas prokurorise ne kartoline Braces i kerkohej te shikonte diskun e me pas te bente publike permbajtjen e tij. Permbajtja e regjistruesit kompjuterik eshte nje video-regjistrim ne te cilin paraqitet Daut Kadriovski personazh i njohur ne disa shtete per akuzat e trafikut te droges qe jane ngritur ndaj tij ne vende te Europes dhe ne SHBA. Veprimi i pare qe ka bere prokuroria ka qene nje kerkese drejtuar Posta Shqiptare per te verifikuar derguesin e zarfit. Keshtu organi i akuzes ka kerkuar verifikim per derguesit e pakove permes postes ne adrese te Partise Socialiste per tri javet e fundit. Kerkesa ka per qellim identifikimin e personit qe ka nisur pakon sic eshte shprehur deputeti Brace ne kallezim me ane te postes.
Deshmia e Kadriovskit
Burime nga Prokuroria e Pergjithshme thane se kallezimi i bere nga Erion Brace eshte regjistruar ne Prokurorine e Tiranes per akuzen shpifje per shkak te detyres. Ne padine e tij deputeti Brace ka pretenduar se theniet e Daut Kadriovskit ne regjistrimin- video ne adrese te tij dhe te Edi Rames jane bere per shkak te detyres se tyre njeri si kryetar dhe tjetri si deputet i partise me te madhe ne opozite. Sipas verifikimeve te prokurorise disku permban rreth 50 minuta bisede mes Daut Kadriovskit dhe nje personi qe duket sikur qendron perballe te denuarit ne Itali teksa ai permend emrat e politikaneve shqiptare nga Shqiperia Kosova dhe Maqedonia. Nga te dhenat e marra prej kompakt - diskut eshte verifikuar se materiali video eshte hedhur ne disk javet e fundit por nuk eshte arritur te percaktohet data e regjistrimit te videos. Sipas disa te dhenave pak kohe me pare Daut Kadriovski ka qene ne Tirane por nuk eshte e qarte nese regjistrimi eshte bere ne Shqiperi apo ne Maqedoni.
Prokuroria
Organi i akuzes do te verifikoje me ane te sistemit TIMS daten e hyrjes dhe te daljes se Daut Kadriovskit ne Shqiperi nderkohe qe nuk perjashtohet mundesia e thirrjes se tij per te dhene deklarime per ato cfare ka pohuar ne regjistrim. Po keshtu nje grup specialistesh dhe ekspertesh do te verifikojne ne menyre profesionale autenticitetin e materialeve dhe po keshtu do te ballafaqojne te dhenat per secilen ngjarje dhe secilin politikan te permendur nga Kadriovski. Sipas verifikimeve te kryera dje nga prokuroria ne deklarimet e Kadriovskit ka disa ngjarje dhe data qe jane thene ne menyre te gabuar per te cilat dihet boterisht se kane qene ndryshe nga sa permenden aty. Megjithate organi i akuzes konfirmoi se po verifikon cdo detaj te materialeve qe ndodhen ne disk.
Akuzat e Kadriovskit Edi Rama takon Prokuroren e Pergjithshme
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama zhvilloi dje nje takim ne Prokurorine e Pergjithshme me kryeprokuroren e pergjithshme Ina Rama per padine e ngritur nga PS ndaj te denuarit per trafik nderkombetar droge Daut Kadriovski. Ne takim kryesocialisti Rama ka shprehur shqetesim rreth kercenimeve qe kishin ardhur ne adrese te tij dhe deputetit te qarkut te Beratit Erion Brace ne nje CD qe mbante adrese Maqedonie ku ne permbajtje thuhej Keni 24 ore kohe ndryshe do te publikohet. Nuk behet e ditur se cili ka qene qendrimi i prokurores se pergjithshme per kete rast por dihet se prokuroria pas depozitimit te padise penale dhe materialeve te proves nga deputeti Brace ka nisur hetimin e ceshtjes. Nje dite me pare deputeti i PS Erjon Brace dorezoi ne prokurori nje padi ndaj Daut Kadriovskit ku e akuzon per shpifje e shantazh per shkak te detyres. Sipas Braces Kadriovski e kishte kercenuar ate kryetarin e PS-se Edi Rama dhe shume politikane shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia. Permes nje CD te derguar me nje kartoline te Vitit te Ri Kadriovski akuzon Edi Ramen dhe Erion Bracen se jane perdorues dhe trafikante te lendeve narkotike. Madje ne tregimin e tij ne formen e nje interviste Kadriovski akuzonte dhe politikane te larte shqiptare te rajonit si Hashim Thaci Menduh Thaci Jakup Krasniqi etj. te cilet i cileson si bashkepunetore ne trafiqe dhe si njerez qe ishin nen influencen e tij. Por pervec ketyre akuzave Rama dhe Brace akuzohen nga Kadriovski se jane autore ne vrasjen e dy personave ne Tirane dhe ne Shkup.
Trazhgim Sokolaj