E Diel, 1 Nëntor 2026

DEBATI NE KUVEND Negociatat pas mesnate deshton kompromisi

/ /

KOMISIONI HETIMOR PER ZGJEDHJET/ Maxhoranca dhe opozita deshtuan dje perseri ne arritjen e nje marreveshjeje per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Pas debateve te ashpra dhe takimit me dyer te mbyllura mes Xhafes e Gjiknurit nga PS dhe Rusmalit e Gumit nga PD nuk u arrit nje zgjidhje per komisionin hetimor. Berisha e Xhafa replikojne ne oren 0300 te mengjesit. Zbardhen debatet e plota mes Berishes dhe deputeteve socialiste gjate seances maratone te mocionit me debat per raportin e KE. Berisha Rama i tha nje
diplomati se po vdiste i thashe se do ti bej nje funeral madheshtor

PD-ja dhe PS-ja nuk rane dakord ne negociatat e zhvilluara ne Parlament pas mesit te nates por qe ne fund palet mbeten ne pozicionet e meparshme. Madje negociatat u zhvilluan dhe para publikut permes transmetimit televiziv live kur kryeministri Berisha kerkoi qe te plotesohet kerkesa e socialisteve me kusht respektimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese e cila nuk lejon hetimin e vendimeve te gjykatave. Fatmir Xhafaj e Damian Gjiknuri dhe Viktor Gumi e Ilir Rusmali per rreth nje ore diskutuan per te percaktuar pika te perbashketa mbi te cilat komisioni parlamentar do te zhvilloje hetimin. Por palet nuk rane dakord per zbatimin e pikes 6 te nenit 178 te Kodit zgjedhor. Socialistet kerkojne qe fletet e votimit te digjen pas perfundimit te hetimit te komisionit parlamentar ndersa maxhoranca qendroi ne poziten e djegies se fleteve te votimit para nisjes nga puna te komisionit. Madje gjate negociatave te djeshme sipas Fatmir Xhafes deputeti Viktor Gumi ka kerkuar qe lista zgjedhore te mos vihet ne dispozicion te komisionit zgjedhor per shkak te te dhenave personale te votuesve gje qe eshte kundershtuar nga socialistet. Nje tjeter pike ku palet nuk rane dakord ishte dhe ceshtja e shumices. Socialistet kerkuan edhe dje qe komisioni te kete shumice ne perberjen e tij nga maxhoranca ndersa kryetari i komisioni ti perkase PS-se i cili te kete tri vota ne rastin e votimit duke siguruar dhe shumicen ne votim. Ndersa nga ana e saj maxhoranca kerkon qe per te siguruar shumicen nga ana e opozites dy anetare te saj nuk do te votojne ne kete komision duke i dhene shumicen opozites. Palet nuk pranuan propozimet reciproke te njeri-tjetrit duke deshtuar dhe negociaten e ores se fundit te nxitur dhe nga faktori nderkombetar ne Tirane dhe Bruksel. Pas mesnates per nje moment u duk se palet ishin shume afer gjetjes se zgjidhjes se ngercit per ngritjen e komisionit hetimor. Opozita pranoi mbreme propozimin e kryeministrit Berisha per te bere rregullimet e nevojshme ne objektin e kerkeses per komisionin hetimor. Kreu i maxhorances u shpreh i gatshem per te pranuar dhe votuar komisionin hetimor parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit me kusht qe ne objektin e hetimit te hiqej fjala dyshime pra qe komisioni te mos hetoje mbi dyshime por mbi fakte dhe prova.

Sali Berisha

Ne shprehemi te gatshem per te miratuar ngritjen e komisionit hetimor. Dy anetaret e maxhorances nuk do te duken qe nga dita e zgjedhjes deri ne diten e fundit ne ate komision. Kur ne cdo rast do te mendoni se do ta perdorni ne menyre te paligjshme komisionin ky Parlament i ka votat per te marre cdo vendim ndaj tij. Skam asnje qellim te keq nga ajo qe them. Kam vetem nje qellim qe ligji te zbatohet dhe kerkesa juaj te plotesohet.

Fatmir Xhafaj

Meqenese kryeministri shprehu vullnet per ta diskutuar dhe riparuar kerkesen per ngritjen e komisionit hetimor ne shprehemi te gatshem qe dy anetare te PS-se ne Komisionin e Ligjeve dhe dy nga PD-ja te riformulojne ceshtjen e pare. Ne kemi ardhur ne kete seance qe te miratojme komisionin hetimor parlamentar qe tri japim fund krizes politike ne kete vend. Nga ne nuk ka munguar asnjehere vullneti politik nga ju ka pasur mungese vullneti.

Balla Berisha pakt me krimin e organizuar

Deputeti i PS-se Taulat Balla leshoi dje akuza te ashpra ndaj kryeministrit Sali Berisha dhe familjes se tij. Sipas Balles Berisha ka kryer pazare me krimin e organizuar. Ai ka hedhur akuza te ashpra ndaj kryeministrit edhe per pazaret qe sipas tij ai po ben me kriminelet me famekeqe te Ballkanit. Si mund ta marre Shqiperia statusin e kandidatit kur ti ne vend qe te besh detyren qe te ngarkon ligji ke vene zagaret e tu te bejne pazare burg e me burg. Lufta kunder krimit per ty zoti Berisha eshte kthyer ne pazar me krimin tha Balla. Sipas tij lideri i maxhorances eshte nje e keqe qe duhet te largohet sa me pare ndryshe Shqiperia rrezikon te mbetet ne degradim. Vetem ne dy vende ne Europe vidhen votat ne Shqiperi dhe Bjellorusi nga Berisha dhe Lukashenko qe jane diktatoret e fundit ne Europe te cilet duhet te largohen shtoi Balla.

Basha Debati nga PS per te mbuluar deshtimin

Ministri i Brendshem Lulzim Basha deklaroi dje ne Kuvend se debati nga opozita eshte shterpe me qellimin per te mbuluar deshtimin e kreut te opozites Edi Rama. Sipas Bashes deputetet e majte po veprojne ne baze te kapricove te nje njeriu te vetem qe eshte dhe kryetari i tyre. Sot me kerkese te PS-se ndodhemi ne kete debat me mocion per te ashtuquajturen rezolute. Une nuk mendoj se kemi te bejme me nje debat te rendesishem por per nje debat qe eshte shterpe per nje vjedhje te kohes sepse nuk shoh ne kete salle vullnetin e vertete por vullnetin e kapur rob nga nje njeri qe ka kapur peng deputetet e opozites nga kryerja e detyrave te tyre. Per heqjen e vizave nuk ka pasur asnje vullnet qe palet te bashkohen dhe te lene menjane interesin e ngushte partiak apo me keq ato te nje personi te vetem tha Basha. Duke folur per rezoluten per hetimin e zgjedhjeve ai tha se eshte nje alibi e kryetarit te saj i cili zvarritet ne rruget e Shqiperise per te krijuar krize. Nuk besoj se rezoluta e sotme vjen nga vullneti i lire politik transparenca e votave sot braktiset pas heqjes se vizave dhe pas numerimit nga nje institucion i pavarur te votave te qarkut te Shkodres qe vleresoi se procesi i zgjedhjeve te 28 qershorit ka qene me i miri shtoi Basha.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›