Korçë, arrestohet për drogë 21-vjeçari

Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë të qarkut Korçë me anë të operacionit të koduar "Qafa e Qarit" ka bërë të mundur arrestimin e Belul Totos 21 vjeç nga Lazarati i Gjirokastrës dhe sekuestrimin e një sasie bime narkotike. Sipas burimeve të policisë droga u gjet në makinën me targa Gj 6040 A e cila drejtohej nga Belul Tota. Droga ishte e ndarë në 30 pako të mbështjella me natriban dhe e vendosur ne dy çanta të mëdha sportive. Ndaj shtetasit Belul Toto tashmë rëndon akuza "Prodhim dhe shitje e narkotikeve" dhe po punohet për të zbuluar persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.