Vasili: Mjekët në testim të detyruar për aftësitë e tyre.
Gjatë një tryeze të rrumbullakat për diskutimin e draft-strategjisë mbi çertifikimin e mjekëve. ministri i Shëndetësisë deklaroi se kualifikimi do të jetë i detyrueshëm do të jetë pjesë e kontratave të punës.
TIRANE- Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili paralajmëron se të gjithë punonjësit e shëndetësisë do të vihen para testimit. “Ka mjekë të paaftë dhe të patrajnuar. Kush nuk plotëson kriteret do të largohet nga puna”- deklaroi sot ministri Vasili gjatë një tryeze të rrumbullakat për diskutimin e draft-strategjisë mbi çertifikimin e mjekëve.
Ministri Vasili, tha se një kualifikim i tillë do të jetë i detyrueshëm.
“Ky kualifikim i detyrueshëm do të jetë pjesë e kontratave të punës tashmë në mënyrë ligjore dhe tërë ato që nuk do të plotësojnë këtë pjesë certifikimi të dijeve do të shkohet më tej me ndërprerjen e kontratave dhe hapjen e vendit për mjekët e kualifikuar.”
Pjesë e kontratës do të jetë dhe mënyra sesi do të verifikohen dijet e tyre. Vasili sqaroi se "është një sistem vlerësimi kompleks dhe jo vetëm me një element, por që në fund na thotë qartë që ky mjek e ka kualitetin e duhur për të shërbyer apo nuk e ka". Këtij sistemi vlerësimi do t'i nënshtrohen mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, kushdo që punon në sistemin shëndetësor shqiptar.
(s.g/BalkanWeb)