E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parajsa tokësore ndodhet në Norvegji

Cili është vendi ku jetohet më mirë dhe njerëzit janë më të lumtur? Për të dytin vit radhazi listën e vendeve më "të mira" në botë e kryeson Norvegjia. Kjo, sipas të dhënave të publikuara rishtazi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ndërkaq, vendin e fundit të listës e zë Afrika subsahariane, një vend i gërryer nga sëmundjet ngjitëse, uria dhe luftërat. Para krizës ekonomike kjo listë kryesohej sërish nga Norvegjia e pasuar nga Australia dhe në vendin e tretë renditej Islanda, ndërsa si vendi me standardet më të këqija të jetesës renditej Nigeri, Afganistani dhe Sierra Leone. Lista përpilohet duke bërë bashkë të dhënat e të ardhurave për frymë, shkollimin, jetëgjatësinë, si dhe në të reagohet edhe për dallimet në treg mes vendeve të zhvilluara dhe atyre të pazhvilluara. "Shumë vende kanë pësuar hapa mbrapa gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit për sa u përket çështjeve ekonomike, krizave e konflikteve të brendshme e të jashtme, sëmundjeve, epidemive dhe kjo para krizës ekonomike. Në Niger mosha mesatare është 50 vjeç, ose 30 vjet më pak se në Norvegji. Ndërsa për të ardhurat për frymë raporti është 1 me 85 dollarë. Në vendet e varfra më shumë se gjysma e njerëzve janë analfabetë krahasuar me 20% të njerëzve të vendeve që konsiderohen të nivelit të mesëm. Japonezët jetojnë më gjatë se të tjerët, me një mesatare 80 vjet, ndërkohë që në Afganistan mesatarja e jetëgjatësisë është 43 vjeç. Lihtenshtejni ka të ardhurat më të mëdha për frymë dhe për 30 mijë banorë ka 15 banka dhe 10 kompani të menaxhimit të pasurive. Njerëzit më të varfër ishin në Republikën Demokratike të Kongos, ku të ardhurat mesatare vjetore për frymë janë 298 dollarë. Pesë vende: Kina, Venezuela, Peruja, Kolumbia dhe Franca kanë shënuar përmirësime në krahasim me një vit më parë. Kombet e Bashkuara e botojnë këtë material vjetor që nga viti 1990.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›