E Diel, 1 Nëntor 2026

Moratinos-Metës: Keni mbështetjen e Spanjës për vizat

Ministri Moratinos, në emër të presidencës së radhës spanjolle të Bashkimit Evropian, shprehu mbështetjen për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Në lidhje me zgjerimin e mëtejshëm të BE-së dhe aplikimn e Shqipërisë, Ministri Moratinos shprehu mbështetjen e vendit të tij për liberalizimin e vizave. “Kjo është një çështje e karakterit teknik, për të cilën Shqipëria do të ketë mbështetjen dhe asistencën e Spanjës në përmbushjen e detyrimeve që ky proces mbart’, tha ministri spanjoll.

Nga ana e tij, Meta theksoi angazhimin e Qeverisë Shqiptare për ‘përmbushjen në kohë së më të shpejtë të të gjitha detyrimeve duke shënuar progres jo vetëm në prodhimin dhe pajisjen e shtetasve me pasaporta biometrike, por edhe në drejtim të menaxhimit të integruar të kufijve, të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit dhe reforma në sistemin e drejtësisë’. Ministri i Jashtëm i Spanjës Moratinos e ftoi z. Meta për një vizitë zyrtare në Madrid.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›